E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, pengohet zhvillimi ekonomik për shkak të borxhit



Borxhi i lartë publik mund të bëjë që Serbia të mbetet larg zhvillimit ekonomik për një kohë të gjatë. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shtetet e cilësuara si me borxhet më të mëdha, kalojnë pragun e 80 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm ose GDP-së.
Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç premtoi se brenda vitit, situata do të stabilizohet, por FMN-ja thotë se kjo do të ndodhë vetëm në vitin 2015, kur të ulet me 10 përqind borxhi kombëtar.
FMN-ja ka deklaruar gjithashtu se do të ndihmojë Serbinë, e cila nga ana e saj do të shqyrtojë rrogat e administratës shtetërore dy herë në vit dhe do t'i rregullojë ato në përputhje me gjëndjen ekonomike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›