E Diel, 1 Nëntor 2026

E vërteta dhe riëndërrimi i së shkuarës

Mendime rreth vëllimit poetik Fundi, i një fëmijërie tjetër, i poetit dhe publicistit Preç Zogaj

Nga Raimonda MOISIU

preciPoetët përtej gjithë aftësisë, pasionit e talentit të tyre, brenda lëkurës poetike, nënkuptojnë rrjedhat dhe tendencat e mendimit filozofik, që i japin formë psikikes e shpirtit artistik, nga e cila rrjedhin fjalët e shkruhen vargjet. Poeti dhe publicisti Preç Zogaj, në vëllimin poetik Fundi, i një fëmijërie tjetër, i sapo botuar nga shtëpia botuese Tirana & Times, – ka demonstruar një përsosmëri të rrallë filozofike dhe ndjeshmëriartistike, ka ndërtuar urën emocionale dhe intelektuale ndërmjet së vërtetës dhe riëndërrimit të së shkuarës. Pasioni dhe intimiteti i identitetit poetik, vjen jo vetëm nga trashëgimia e traditës poetike e vendlindjes së tij, -Lezha- e njohur si vendlindja e poezisë që ka prodhuar poetë si Gjergj Fishta, Ndoc Gjetja, Mark Simoni, Rudolf Marku, Agim Isaku, Pjetër Jaku, Elinda Marku, Shpresa Rama, etj., por edhe nga përvojat jetësore e njerëzit që e rrethojnë, ura e harmonisë me ta e natyrën, me të mirat e të metat e shoqërisë, dhimbjen e dashuritë e saj. Në këtë vëllim, autori Zogaj me dritën poetike ka penetruar ndjeshëm në kontrastet shoqërore, mes mendimit të pakufi të filozofisë së autorit dhe pikëpamjes së gamës së problemeve, konsekuencave, evolimit të tyre, mes formimit shumëdimensional e pasurimit ideor, meditimit e dinamizmit, forcës sociale dhe ngarkesës emocionale,duke përfshirë edhe veçantitë e personalitetit të tij,si pjesë e së tërës,-universit njerëzor e shpirtëror dhe dukurive të tyre psikologjike, besimi në të vërtetën e sfidës për mbijetesë-riëndërrimin e dashurisë për jetën e me jetën.

Vëllimi poetik, Fundi, i një fëmijërie tjetër-nuk është i ndarë në cikle dhe ngjan si një poemë e tërë. Autori Preç ZOGAJ për nga forma e poezive është unik me stilin e tij të zakontë në të pazakonshmen, dhe i konsideron natyrën e njeriun thelbësore, i gëzohet reales, të dukshmes e të padukshmes, emocionit të çastit, duke i dhënë frymë poetike – ekzistencës njerëzore. Kemi poezi të llojit ritmik me rimë e kadencë, me lirizëm të hollë dhe realizëm të spikatur,tharmin e tyre realist e modern, ku ka dashuri, mall, brengë, ndjenjë e ngrohtësi, brishtësi, ironi e sarkazëm, i vetëdijshëm e i guximshëm, poezi me ton historik,patriotik, qytetar, social, intelektual dhe kombëtar, sepse i tillë është dhe vetë personaliteti i autorit.

Vëllimi fillon me poezinë e titulluar; Me një lëmsh në grykë/po shkon dhe kjo verë (f.3). Duke ndjekur nga afër fabulën e kësaj poezie, poeti është në përpjekje për të eksploruar vetëdijen njerëzore dhe hiperbolizon gjendjen e brendshme shpirtërore.

Flatra pas flatrash era e Shëngjinit/ gjethe më gjethe ngrihet/valë me valë./Çu bënë gjithë ata diej?/Kaluan, kaluan/Çu bë gjithë ajo kredhje, ai kthim verbues/I prehjes e endjes në zanafillë?

Poeti Preç Zogaj me delikatesë ka fituar epërsinë harmonike dhe metafiziken e natyrës dhe humanes në pemën e jetës, të përjetuar mes vargjesh me vizionin meditativ, baladës, filozofik, artistik e njerëzor, ka krijuar negotacionin delikat në kufijtë e ëndrrës, riëndrrës e shpresës. Me një incident dramatik të natyrës dhe të mahnitshmen – nga flatra pas flatrash, diejt dhe valë më valë,- poeti demonstron idetë nëpërmjet tingujve lirikë dhe të artit, me natyrën e vërtetë të dashurisë, filozofisë për jetën dhe vazhdimësisë së saj.

Përsa i përket vargutgjallë e esëll në këto brigje, poeti na jep një periudhë të caktuar kohore dhe në të njëjtën kohë dallimin fillestar; Bota trembet të dëgjojë kumte-midis një të kaluare të idealizuar,sa e vjetër është,/sa të lashtë jemi.. Idealizimi i së kaluarës i ka shërbyer poetit për të sfiduar, sa të lashtë jemi-si një periudhë idilike, heroike, peizazhit dhe figuracionit poetik, – poeti u këndon edhe detajeve; gjallë e esëll në këto brigje, pra ne-(të lashtët) ende frymojmë, punojmë, jemi gjallë për të kryer vepra vargje këto që i këndojnë ndjenjës më të bukur misionit të gjallimit të jetës-përpjekje kjo e autorit për të provuar se të gjallët rritin e mëkojnë dashurinë-ardhmërinë.

Me pas poeti kombinon shpirtin e lirë të një vajze, heroine lirike që Me sy nga deti një vajzë e re/shkrehet në vaj./Kush vallë e di hallin e saj?/Me një lëmsh në grykë po shkon kjo verë?-Ky version në fund të poezisë është i dallueshëm nga vargjet e tjera edhe pse në të ka momente melankolie të ndjeshme, sozia e një shpirti që vajton.. Meditacioni i poetit është sa i zakonshme në të pazakonshmen, një koncept mistik e besnik, që të fal emocionin poetik. Poeti na ka dhënë një figurë romantike dhe komplekse vajzën me brengë e dhimbje, me vajin dhe lotët e saj, mendimet, maturinë, pastërtinë e shpirtit, paqja shpirtërore dhe pafajësia e saj, që tingëllojnë pikëllimin e saj, si në simfonitë e Bethovenit. Ajo e kërkon me sytë nga deti, dashurinë e humbur ndoshta, blasfemon në emër të instinktit njerëzor, apo pengun, brengën, mallin dhimbjen e jetës, pasionit shpirtëror, në emër të asaj, dhimbjes së bukur që quhet -dashuri. Lirizmi i këtyre vargjeve bëhet botëkuptimi i kësaj poezi,që të mrekullon sado njeri i zakonshëm të jesh. Ky është botëkuptimi i poetit, ku nocionet e figurat letrare ruajnë identitetin krijues të tij. Autori Preç Zogaj e ka kthyer Shëngjinin në një Itakë, -me flatrat e erës, valët e detit, të lashtët e të tashmit, vajzën me sytë nga deti, diejt që kanë kaluar nëpër erërat e kohës nëpër të-autori vargëzon të vërtetën, irealen, mistiken e dashurisë njerëzore, duke na dëshmuar kështu pavdekësinë e saj. Jo pa qëllim, Zogaj e fillon vëllimin me këtë poezi, sepse ai e di shumë mirë që asnjë historian nuk mund të tregojë historinë aq shkurt e modestisht, sa e rrëfejnë poetët me poezitë e tyre.

Vdekja është e ardhmja ime(f.11)-poezi e bukur, një klithmë e butë për imazhin e hirtë të vdekjes, vargje që tronditin mendërisht e shpirtërisht për dhembshurinë njerëzore;

Atëherë kur gjithë të dashurit, të dashurat/në çift thjeshtohen dhe mbetet/vetëm plaga e madhe -/fletë zambaku hapur në zemër/fije të holla lidhur në eshtra.

Poeti Zogaj mundohet të përshtatet me rrethanat e reja, mënyra e vetme kjo për tu ngushëlluar, biseduar me vende dhe njerëzit e dashur, na flet për ata që ikën nga kjo botë dhe të vdekurit që kurrë nuk do mund ti shohë e takojë përsëri. Ai nuk dëshiron kurrsesi ti harrojë të dashurit, -dhe në fund poeti ju thotë plaga hyjnore që zëvendëson plumbin në rrugën/ drejt fundit./Vdekja është e ardhmja ime.

Vargje këto që autori me mjeshtëri artistike e filozofike, maturinë dhe urtësinë hyjnore të shpirtit, hyjnizon kremten e gamës së emocioneve me brishtësinë dhe intensitetin e tyre, i konverton të vdekurit në heronj mistikë paëndrra, në shenjë zie kjo e ngushëllimi për ta dhe vazhdimësinë e jetës. Zogaj rrëfen të fshehtën e pazbuluar, mistiken e irealen, se cdo gjë që lind e rilind, edhe atë ëndrrën e rrëmben vdekja, -kjo është pavdekësia, se një ditë edhe unë do të vij pranë jush. Te poezia Vdekja ka frikë të më godasë (f.110), poeti Zogaj dëshmon psikiken botës së brendshme të ekzistencës njerëzore, që ka qenë diçka, por normale. Në përpjekjen e tij për tu përballur me të kaluarën nga vdekjet dhe humbjet, poeti vazhdon të jetojë, të shkruajë kujtimet, ëndrrën, shpresën dhe riëndërrimin e tyre. Poeti idealizon të kaluarën për të sfiduar atë si një periudhë idilike e heroike, si një përpjekje për të provuar dashurinë e tyre dhe të tijën,;Perëndesha ime mbrojtëse/është maturia ime./Vdekja ndoshta e di këtë/Prandaj më ka caktuar/Një fund të butë, të ëmbël/Në gjumin e pleqërisë së thellë/Ku të më marrë si një insekt/Me një lugë të vogël/Dhe të më hedhë matanë/Pa shpenzuar asgjë veç pritjes/ Që gjithashtu nuk i kushton asgjë/ të pavdekshmes vde

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›