E Diel, 1 Nëntor 2026

Atentat mafioz në Vlorë, ekzekutohet në sy të fëmijëve biznesmeni

policia-vloreNjë 52-vjeçar është vrarë me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një atentati mafioz e tepër të dyshimtë sipas të dhënave të publikuara nga Policia e qytetit të Vlorës. Biznesmeni është vrarë teksa po parkonte automjetin në të cilin ndodheshin edhe fëmijët e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 28 Nëntori në afërsi të zonës së njohur Albano e Romina ku shtetasi Agron Çela do ndalonte makinën për të drekuar me familjen ndërsa gjatë momentit që kishte ndaluar disa plumba kanë përshkruar trupin e tij. 52 vjeçari prej disa muajsh kishte hapur një biznes të tipit resort restorant club në zonën e plazhit në Vlorë, ndërsa familja e tij kishte vetëm 10 ditë që kishte mbërritur prej Italisë, për të kaluar pushimet në Vlorë. Viktima ka qëndruar për shumë vite në shtetin Italian, duke mundësuar një biznes që më pas e ka zgjeruar edhe në qytetin e tij të lindjes. Sipas të dhënave të Policisë shtetasi Çela, nuk ka pasur precedentë të mëparshëm por sipas disa të dhënave ende të pakonfirmuara ai mendohet se në shtetin Italian ai ka qenë pjesë e trafikut të drogës.

Motivet

Ndërsa Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë, dy janë pistat e deritanishme për të cilat dyshohet se mund të jetë vrarë biznesmeni Çela. Arsyeja e parë e konfirmuar edhe nga drejtues të Policisë së Vlorës është konkurrenca prej biznesit, ndërsa mbetet ende mister aktiviteti i biznesit shumë fitim prurës që viktima kishte në shtetin Italian, ku dyshohet se mund të jetë përfshirë në aktivitete të trafikut të drogës. Ende këto informacione nuk janë deklaruar nga Policia ndërsa mësohet se 52 vjeçari edhe në shtetin Italian kishte një sërë rrjetesh restorantesh. Sipas Policisë, mësohet se plumbat  i kanë shkaktuar dëmtime të rënda, në trup e në pjesën e kokës dhe si pasojë Çela ka humbur jetën në automjet. Fëmijët e tij të alarmuar e të shokuar nga ngjarja janë marrë në pyetje në komisariatin e Policisë duke u shoqëruar nga një Piskologe, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Në skedën e tij të publikuar nga Policia, Agron Çela, baba i tre fëmijëve, para disa muajve ishte kthyer nga Italia, ku kishte punuar për një kohë të gjatë dhe aktualisht kishte hapur një biznes në Vlorë. Forcat e komisariatit Vlorë pasi kanë mbërritur në vendngjarje kanë marrë dëshmitë e personave që ishin në vendngjarje për të identifikuar më pas edhe vrasësin që mendohet se gjatë ekzekutimit dhe ekspertë të kriminalistikës kanë mbledhur provat materiale.

Hetimet

Ende nuk ka të dhëna të sakta rreth shkaqeve të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ka zgjeruar kërkimet e informacioneve edhe në shtetin Italian. Ndërkohë sipas uniformave blu të Vlorës, bëhet me dije se personi i cili ka qëlluar mbi 52-vjeçarin është identifikuar nga policia dhe është shpallur person në kërkim. 52-vjeçari Çela, nuk ka qenë asnjëherë i skeduar nga policia, si në Vlorë ashtu edhe në Leçe. Pikërisht nga këto të dhëna ngjarja ngelet mister. Ai është goditur përpara banesës së tij, ku pas krismave të armës bashkëshortja e viktimës si dhe banorët e zonës janë munduar ti japin ndihmën e parë, por nuk ja kanë arritur pasi 52-vjeçari ka ndërruar jetë menjëherë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›