E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshkimi qe vjen nga vota

Ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes votuesit e ndeshkuan Presidentin Obama vetem dy vite pasi ai mori detyren me premtimet per ndryshim dhe shprese te re per Ameriken. Ata votuan per nje shumice republikane ne Dhomen e Perfaqesuesve ndersa demokratet humben disa vende dhe me veshtiresi e mbajten kontrollin e Senatit. Dy vite ndoshta nuk jane as mjaftueshem per te realizuar ne praktike gjithcka qe nje lider apo parti i premton elektoratit te saj dhe atij te partise rivale aq me teper kur politikat tentojne te jene afatgjata dhe efektet nuk ndihen menjehere. Por per votuesit amerikane ishte nje kohe e mjaftueshme per te vene ne prove liderin qe e votuan mes entuziazmit per nje Amerike te re dhe me me shume shprese. Thirrjet e fundit te Obames dhe bashkepunetoreve te tij senatore amerikane nuk arriten te ndryshonin qendrimin e mijera zgjedhesve te bindur se nuk meritonin me shume taksa krize ekonomike apo humbje te vendeve te punes. Megjithese ne votime shkuan vetem 40 per qind e amerikaneve nje shifer e ulet kjo ne krahasim me zgjedhjet presidenciale zemerata e tyre ndaj asaj cfare po ndodh sot ne Amerike reflektohej qarte ne menyren sesi votuan te marten. Fushata mes tyre mund te kete qene e ashper teper e kushtueshme e frymezuar me shume nga akuzat ndaj njeri-tjetrit sesa nga premtimet e nxitur me shume nga deshira universale per pushtet e me pak nga situate aktuale ne te cilen ndodhen Shtetet e Bashkuara. Por pavaresisht nga kjo ne SHBA nuk ka shume mundesi per te manipuluar votuesin qe me shume se ne politikat e lidereve beson te efektet e tyre te ai vete. Nuk ka asnje justifikim per zgjatje kohe apo pamundesi ne arritje para nje zgjedhesi qe te voton dhe kerkon prej teje te mbash premtimet. Pervecse ne Shqiperi ku kujtesa politike dhe publike eshte teper e shkurter premtimet harrohen brenda nje viti nga indiferenca e lidereve qe favorizohet edhe nga toleranca e habitshme e nje publiku qe shpesh preferon te mos mendoje per veten por per partite. Ne Shqiperi askush nuk ka frike nga vota as partia qeverisese ne pozita teper te rehatshme dhe as opozita qe ne shume raste e merr per te mireqene mbeshtetjen e nje publiku te lodhur dhe te merzitur nga gjithcka. Mund te kalojne ne menyre krejt komode per lideret kater vitet e mandatit te pare dhe kater te mandatit te dyte me justifikimin se fitorja e dikurshme ne zgjedhje e zhvlereson teresisht mendimin e publikut me pas. Politikanet shqiptare besojne se kater vite ne pushtet jane te dhuruara nje here e pergjithnje nga votuesit dhe cfaredo qe te ndodhe qofshin keto skandale lidhje te forta me korrupsionin apo organizatat mafioze ata nuk mund ti marrin mbrapsht. Eumlshte nje sjellje politike krejt ndryshe nga Shtetet e Bashkuara ku reagimi i publikut mbajti ne ankth per shume muaj demokratet dhe republikanet e perfshire ne garen e veshtire zgjedhore te mesit te mandatit. SHBA-ja eshte teper larg ndoshta per tu marre shembull nga politika e nxehte shqiptare. Por leksioni me i mire i zgjedhjeve te mesit te mandatit te 2010-es ndeshkimi i lidereve per cfare nuk bene e per cfare bene gabim ne vetem dy vjet nuk eshte per tu anashkaluar. Politikanet shqiptare ne qeverisje apo ne krahun e kundert sado te pushtetshem te ndihen duhen ti frikesohen reagimit te publikut dhe jo vetem para zgjedhjeve. Nese frika nga vota mungon te vetmit qe do te vuajne pasojat e lojes pa rregulla te klases politike do te jene votuesit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›