E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanet fituan

Partia Republikane ne Shtetet e Bashkuara e ka marre kontrollin ne Dhomen Perfaqesuese e cila deri tash dominohej nga Partia Demokratike e presidentit Barack Obama. Demokratet kane mbajtur shumicen ne Senat ndersa levizja me e re ne SHBA Tea Party ka fituar se paku tri vende ne kete institucion. Partia Republikane e ka marre kontrollin ne Dhomen Perfaqesuese te Kongresit te Shteteve te Bashkuara ne zgjedhjet kombetare qe u pershkuan me votuesit e zemeruar qe dolen kunder Partise Demokratike te presidentit Obama.

Republikanet i moren 40 vende ne Dhomen Perfaqesuese me 435 ulese per te siguruar shumicen dhe kane gjase te fitojne edhe se paku 24 vende. Demokratet pritet ti humbasin 60 vende. Ne Senatin me 100 vende Partia Demokratike e mbajti shumicen me dallim te vogel megjithese humbi se paku pese ulese. Levizja me e re politike ne Shtetet e Bashkuara Tea Party me orientime kunder establishmentit ka dale si force serioze politike pasi anetaret e saj fituan tre vende ne Senat dhe disa ne Dhomen Perfaqesuese. Rezultatet paraqesin ndryshim masiv nga situata e para dy vjeteve kur Barack Obama dhe Partia Demokratike e tij moren pushtetin ne nje vale te optimizmit te votuesve.

Dy vjet te kontrollit demokratik ne Shtepine e Bardhe ne Senat dhe ne Dhomen Perfaqesuese nuk kane sjelle ndryshimin per te cilin kishin votuar shume amerikane.

Ne zgjedhjet e fundit recesioni ekonomik dhe papunesia pothuajse dyshifrore ndikuan ne votues qe te largohen nga Obama dhe partia e tij politike per te cilen votuesit e mbeshteten shpresen e tyre ne vitin 2008.

Njeriu qe do te behet kryesues i ri i Dhomes Perfaqesuese John Boehner nga shteti Ohajo u tha mbeshtetesve republikane se fitues reale te zgjedhjeve ishin amerikanet.

Ne nje fjalim emocional te percjelle me lot Boehner vleresoi se rezultatet paraqesin hedhje poshte te politikaneve qe refuzuan ta degjojne popullin.

Ai theksoi se republikanet dhe aleatet nga Levizja Tea Party do te shkojne kah nje qeveri me e vogel qe do te kushtoje me pak porse do te jete me teper pergjegjese.

Me tutje ai theksoi Derisa shumica jone e re do te sherbeje si zeri juaj ne dhomen e popullit ne duhet ta mbajme ne mend se eshte presidenti ai i cili e cakton agjenden per qeverine tone. Populli amerikan e ka derguar nje mesazh te pagabueshem per te dhe ai mesazh eshte - ndryshoje kursin.

Ne shpresojme se presidenti Barack Obama tash do ta respektoje vullnetin e popullit do ta ndryshoje kursin dhe do te perkushtohet per berjen e ndryshimeve qe po kerkohen. Deri ne masen qe ai eshte i gatshem ta beje kete ne jemi te gatshem te punojme me te tha John Boehner.

Shtepia e Bardhe ka njoftuar se presidenti Obama i ka telefonuar zotit Boehner mbreme vone dhe i ka thene se eshte i gatshem per te punuar me te dhe me republikanet per te gjetur terren te perbashket per te miren e popullit amerikan.

Barack Obama pesoi dicka si disfate personale pasi vendi i tij derisa ishte anetar i Senatit nga shteti Ilinois u fitua nga kandidati republikan. Demokratet derisa e shihnin se po rrezikoheshin nga disfata kerkonin nga mbeshtetesit e tyre qe te votonin ne vendvotimet qe ende ishin te hapura.

Para mbeshtetesve demokrate ne Uashington foli Nency Pelosi Ne e udhehoqem vendin ne drejtim te ri. Nen udheheqjen e presidentit tone te madh Barack Obama ne e cuam vendin ne drejtim te ri. Ne nuk do te terhiqemi ne politikat e deshtuara te se kaluares. Ne po luftojme per klasen e mesme. Faleminderit qe jeni pjese e kesaj lufte tha Nency Pelosi

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›