E Shtunë, 31 Tetor 2026

E verteta e Izraelit

TIRANE-Kryeministri i Shqiperise pasi po hyn ne vitin e shtate te pushtetit te tij me ne fund kreu nje vizite ne Izrael. Per nga rendesia kjo mund te quhet vizita me e arrire deri tani ne 2 vitet e mandatit te dyte te z. Berisha. Gjithashtu kjo vizite merr karakter historik per shkak se Kryeministri i fundit qe kishte kryer nje vizite zyrtare ne Izrael ka qene Fatos Nano gjate mandatit te tij 97-98. Presidentet Topi dhe Moisiu e kane vizituar shtetin ebraik por ne okazione te tjera dhe jo vizita shteterore zyrtare.

Kjo vizite vjen pas nje ngurrimi jo pak te gjate mes Shqiperise dhe Izraelit ne maredhenie mes tyre kujtojme ketu mungesen e pergjigjeve me shume se nje here ne ftesat perkatese per te vizituar zyrtarisht kete shtet edhe te ish ministrit te Jashtem Meta dhe te ish-kreut te bashkise se Tiranes Rama. Nga kjo pikepamje
vizita mund te quhet e sukseshme dhe performance e larte duke pare edhe nivelin e larte te pritjeve qe iu be Kryeministrit shqiptar.

Megjithate vizita paraqet disa jane te medaljes dhe problematika. Pertej faktit qe ne i rrefejme botes dhe vetes se kemi shpetuar hebrenjte ne luften e dyte boterore dhe se per kete kemi fituar nje pavion ne Muzeun e Yad Vashemit duhet qe maredheniet te mos jene me folklorike

dhe emozionale por pragmatike dhe te prekshme.Duhet te cilesohen qarte fushat e bashkepunimit konkret dhe te behen fakt i kryer rezultatet e ketij bashkepunimi te ngushte qe merr dhe trajtat e nje aleance te qendrueshme dhe afatgjate. Ekonomia industria transporti dhe sidomos bujqesia jane fusha
ku Shqiperia ka shume se c perfiton nga Izraeli dhe nga biznesi izraelit. Kur ishte ne Tirane zv Kryeministri dhe Ministri i Jashtem Lieberman tha qarte se qeveria izraelite do te subvencjonoje dhe financoje cdo investim te perbashket izraelito-shqiptare.

Nga pikepamja politike Shqiperia dhe Izraeli nuk kane ndonje problem te pazgjidhur mes njera-tjetres. Te vetmet probleme te ndersjellta qe kemi eshte ceshtja e Palestines dhe njohja e Kosoves nga ana e Izraelit. Duket se qendrimi pragmatik dhe inteligjent i Shqiperise per te mos u bere pale ne ate qe u paraqit si konflikt diplomatiko- politik ne OKB ne shtator pas kerkeses se Palestines per njohje te njeanshme te pavaresise se saj eshte vleresuar shume ne Izrael. Kjo gje ka bere qe dhe qendrimi i Izraelit te shkoje drejt ndryshimeve te pozicioneve persa i perket ceshtjes se Kosoves. Deri tani Izraeli nuk eshte shprehur kunder asnjehere ndaj Pavaresise se Kosoves.

Ka patur dhe ka kontakte te shumta te niveleve te dyta reciproke mes Prishtines dhe Tel Avivit. Tashme duket se pas ndryshimeve rrenjesore te maredhenieve gjate 2011 me Shqiperise dhe Izraelit ky i fundit do te nderrmarre hapa konkrete drejt perfarmit te pozicioneve me Kosoven. Jo vetem hapja e ambasades izraelite ne Tirane do te intensifikoje maredheniet tona 2 paleshe por kjo ambasade do te jete edhe ambasada nga Izraeli do te mbaje maredheniet zyrtare me Kosoven e madje do te jete dhe pararoja e hapjes se zyres diplomatike izraelitene Kosove. Njohja formale do te vijoje ne nje pjese te dyte te zhvillimit te maredhenieve.
Ne fund te fundit eshte e rendesishme qe akulli u thye dhe ne nuk kemi pse veme kusht ne maredheniet me Izraelin njohjen e Kosoves pasi kete nuk e kemi bere as ne maredheniet tona me Beogradin.

Shqiperia duhet dhe mund te luaje nje rol ne rajonin e mesdheut. E ka bere kete gje gjate krizave ne Ballkan dhe mund ta beje kete edhe ne Nismen e Unionit Mesdhetar jo vetem si vend anetar i NATO-s por edhe si vend me nje perberje multifetare per tu marre shembull. Ne Konceptin e Fundit Strategjik te NATO-s ceshtja e Mesdheut Jugor trajtohet me priritet te larte dhe ne si vend anetar i NATO-s mund ta japim nje kontribut te tille. Ne cilesite e nje vendi mesdhetar ne duhet ti mbeshtesim fort zerat e nje anetaresimi te mundshem ne NATO te Izraelit. Themelimi i bashkesise shqiptare ebraike ne te ardhmen duhet te vijoje me njohjen e statusit te Komunitetit Fetar me ane te nje marreveshje me Shtetin sikunder ne rastin e bashkesive te medha tradicionale. Perfaqesimi me te treja besimet abrahamike ne Shqiperi na shton dhe forcon bashkejetesen fetare duke mos e shnderruar vetem ne nje simbol por ne prove te metutjeshme te provuar nga historia qe nga koha e ebrenjve sefardike ne mesjete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›