E vërteta e kyçur në kuti

Fakti që kemi pranuar si përfundimtar dhe të pakthyeshëm vendimin e organeve shtetërore të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve nuk do të thotë në asnjë mënyrë që nuk kemi të drejtë të kërkojmë transparencë, të kërkojmë të mësojmë se cila është e vërteta e rezultatit që qëndron i kyçur në kutitë e zgjedhjeve, se cili ishte vullneti real i shqiptarëve
Nga Fatmir Xhafaj*
Deputet i PS
Në respekt të shtetit të së drejtës, të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, të rregullave të lojës dhe për hir të interesave afatshkurtër dhe afatgjatë të vendit. Partia Socialiste ka njohur vendimet ligjore që kanë prodhuar rezultatin legal të zgjedhjeve të 28 qershorit. Me një dyshim të fortë dhe të bazuar në fakte se kjo nuk është e vërteta, ajo e vetmja dhe e pakundërshtueshmja, ne e pranuam vendimin e dhënë. E kemi bërë një gjë të tillë pavarësisht kontestimeve që kemi bërë ndaj tyre në procesin e ankimimit legal dhe rezervave që kemi shprehur politikisht dhe juridikisht.
Por fakti që kemi pranuar si përfundimtar dhe të pakthyeshëm vendimin e organeve shtetërore të ngarkuara me administrimin e zgjedhjeve nuk do të thotë në asnjë mënyrë që nuk kemi të drejtë të kërkojmë transparencë, të kërkojmë të mësojmë se cila është e vërteta e rezultatit që qëndron i kyçur në kutitë e zgjedhjeve, se cili ishte vullneti real i shqiptarëve.
Kontestimet tona për administrimin e procesit dhe nxjerrjen e rezultatit zgjedhor janë bërë publike. Kontestime shumë konkrete janë bërë gjithashtu edhe në raportin e arbitrit monitorues e vlerësues të zgjedhjeve ODIHR/OSBE-së. Sot, edhe tetë muaj mbas ditës së zgjedhjeve, provat dhe faktet e reja që po dalin në dritë, nuk afrojnë gjë tjetër, veçse dhe më shumë bindje për cilindo, se qeverisja e djeshme, siguroi qeverisjen e sotme jo mbi vullnetin e shprehur dhe të lexuar qartë të qytetarit shqiptar, por mbi deformimin dramatik të vullnetit të zgjedhësve dhe të vet ligjit të miratuar konsensualisht.
Ka një pikë ku ne konvergojmë me kryeministrin e sotëm. Ai ankohet për humbje të mandateve për partinë e tij, çka në thelb, presupozon në mënyrë identike të njëjtin shqetësim që kemi ngritur dhe ne prej kohësh. Ne jemi të gatshëm të dëgjojmë, të hetojmë dhe t´i japim të drejtë pretendimeve të kryeministrit, nesë kjo e drejtë ekziston. Madje edhe të kërkojmë ndjesë dhe të heqim dorë nga mandate. Për ne e vërteta e asaj që ka ndodhur dje, është më e rëndësishme nga çdo mandat. Do të mjaftonte qoftë dhe ky detaj për të mos diskutuar më gjatë për nevojën e ngritjes së komisionit hetimor parlamentar dhe domosdoshmërinë e hetimit pa kushte e transparent të asaj çfarë ka ndodhur në të shkuarën, për të mos u përsëritur në të ardhmen.
Ajo që ne kërkojmë është thjesht e vetëm të verifikohet si është zbatuar ligji i miratuar nga Kuvendi prej disa organeve administrative, të prodhuara gjithashtu nga vendimmarrja e këtij Kuvendi dhe për të cilën ai ka detyrimin kushtetues e ligjor të kontrollit dhe veprimit si dhe të analizojë ecurinë e një procesi si kusht për të nxjerrë problematikat e nevojat për përmirësimin e ligjit ekzistues. Më qartë se kaq nuk mund të thuhet dhe nuk mund të bëhet. Kjo veprimtari është në konformitet me Kushtetutën dhe me të gjithë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, vendime të cilat deri dje keni qenë po ju që i keni përgojuar dhe sulmuar.
Projektligji që ne kemi paraqitur në vlerësim të asaj që ka ndodhur me interpretimin e gabuar të ligjit zgjedhor dhe të eksperiencave jo efetive të komisioneve të mëparshme hetimore, synon të detajoj ligjin ekzistues për të shmangur çdo paqartësi në zbatimin e tij përsa i përket mjeteve dhe provave të hetimit.
Në vlerësimin tonë nuk mund të ketë hetim parlamentar për zgjedhjet pa këqyrur dhe vlerësuar atë çfarë përbën thelbin e vet procesit zgjedhor kutitë zgjedhore. Gjithçka tjetër do të ishte një akt formal, një ngjarje e paralajmëruar - hetimi i dështuar i radhës.
Pretendimi për mos hapjen nga Komisioni Parlamentar Hetimor të kutive zgjedhore, do të qëndronte vetëm nëse këtë ndalim do ta urdhëronte një normë juridike (Kushtetuta, ligj, etj), ose një vendim gjyqësor i formës së prerë. Për rastin në fjalë mungon si njëra ashtu edhe e tjetra!
Nuk ka asnjë normë juridike që të ketë në përmbajtjen e vetë një urdhërim të tillë! Nuk ka asnjë normë të tillë që të ndalojë KH të Kuvendit të këqyrë materialin zgjedhor që gjendet në kutitë e votimit. Përkundrazi.
Nuk ka asnjë vendim gjyqësor që në përmbajtjen urdhëruese (apo në përmbajtjen në tërësi të tij) të urdhërojë një ndalim të tillë! Përkundrazi.
Për më shumë, ky komision hetimor parlamentar:
· nuk parasheh dhe nuk synon të marr të pandehur askënd;
· nuk parasheh dhe nuk synon të ngrejë akuza penale ndaj ndokujt;
· nuk parasheh dhe as nuk synon të kontrolloj apo/edhe të vlerësoj bazueshmërinë në ligj dhe rregullsinë e vendimeve gjyqësore apo të prokurorit;
· nuk synon dhe nuk ka të drejtë të rishikojë vendimet që ka marrë Kolegji Zgjedhor;
Komisioni hetimor parlamentar gjithashtu:
· nuk merr dhe as nuk ushtron asnjë prej kompetencave të mësipërme,
· nuk bën atë që për të cilën janë ngarkuar gjykatat- pra administrimin e drejtësisë,
KHP synon të kryejë të gjitha veprimet procedurale që janë të domosdoshme për t´u informuar për mënyrën e zbatimit të ligjeve gjatë procesit zgjedhor, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, parandalimin e fenomeneve negative për të ardhmen si dhe amendimin e ligjeve përkatëse;
Veç mungesës së argumentit të vërtet ligjor, refuzimit tuaj për hapjen e kutive zgjedhore, sa kohë që pranoni që objekt i hetimit parlamentar mundet te jete edhe aspekti administrativ i nxjerrjes se rezultatit, i mungon edhe shkaku logjik për refuzim: Si mundet të hetohet nga komisioni përkatës parlamentar edhe aspekti zgjedhor qe ka te beje me nxjerrjen e rezultatit te zgjedhjeve, nëse nuk behet, krahas këqyrjes se tabelave te rezultateve edhe këqyrja e fletëve te votimit qe janë ne kutitë e votimit?!!!!
Absurdi i arsyetimit shkon deri tek moskëqyrja e atyre fletëve të votimit apo materialeve zgjedhore që nuk janë bërë objekt i shqyrtimit gjyqësor!!!. Pretendimi i kolegëve të mi të maxhoranës për mos hapjen e kutive për shkak të një vendimi gjyqësor, do të mund te konstatohej si lehtësisht i pabazuar edhe në rast se do të arsyetonim brenda logjikës së përdorur prej tyre.
Zoti Kryeministër, në mënyrë të sinqertë po ju jap publikisht një zgjidhje, brenda pretendimeve tuaja për dalje nga kjo situatë, natyrisht nëse keni realisht vullnet për ta bërë një gjë të tillë.
Së pari. Duke iu referuar saktësisht dispozitave të Kodit Zgjedhor rezulton se ka dy lloje kutish- Kutia e votimit me fletët e votimit dhe kutia me materialet e votimit. Edhe nëse arsyetohet sipas pretendimit tuaj se hapjen e kutive nuk e lejojnë vendimet gjyqësore, një gjë e tillë do të rezultonte tërësisht e pasaktë, për shkak se mosmarrëveshja juridike në gjykatë ka qenë e lidhur me të drejtën proceduriale për rinumërimin dhe rivlerësimin e fletëve të votimit dhe jo me kutit e materialeve të votimit. Duke vijuar me këtë lloj arsyetimi, atëherë edhe sipas kësaj logjike, nuk do të rezultonte asnjë pengesë, të paktën, për të hapur kutitë e materialeve zgjedhore, përderisa nuk ka një vendim gjykate, që të jetë shprehur për këto kuti.
Së dyti. Marrim të mirëqenë logji