E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e afrimit drejt BE-se

Nga Stefan Fule
Komisioner i BE-se per Zgjerimin dhe Politiken Evropiane te Fqinjesise
Shqiperia sapo ka dale nga nje periudhe e veshtire politike. Si Komisioner per Zgjerimin dhe Politiken Evropiane te Fqinjesise deshiroj ta shoh Shqiperine te beje hapa te dukshem ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. Opinioni i Komisionit Evropian dhe rekomandimet qe mund te behen nga Komisioni per heqjen e detyrimit te vizave per qytetaret shqiptare jane piketat e ardhshme te kesaj rruge.
Perpjekjet qe shenuan progres ne 2009. Nje pune e konsiderueshme eshte bere vitin qe shkoi dhe arritje te rendesishme u realizuan ne rrugen e Shqiperise drejt integrimit evropian. Marreveshja e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian hyri ne fuqi ne prill. Zgjedhjet parlamentare te qershorit u vleresuan qe ishin ne perputhje me shumicen e standardeve nderkombetare, edhe pse u vune re disa probleme te cilat duhen zgjidhur. Vendi juaj aplikoi per anetaresim ne Bashkimin Evropian me 28 prill 2009 dhe Keshilli Evropian ftoi Komisionin Evropian te pergatise nje "opinion" mbi aplikimin e Shqiperise.
Te perballesh me sfidat e 2010 duke u mbeshtetur ne suksesin arritur. Rezultati i punes qe Komisioni Evropian po ben aktualisht per opinionin mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian nuk duhet paragjykuar. Vleresimi do te jete objektiv dhe i drejte. Nje vemendje e vecante do t'i kushtohet kriterit politik, duke perfshire ketu edhe funksionimin efikas te institucioneve shteterore. Permbushja e kriterit politik eshte nje parakusht per te ndermarre hapin tjeter ne rrugen e integrimit drejt BE-se. Shqiperia ka kaluar nje rruge te gjate per te plotesuar kushtet per heqjen e vizave per ne BE. Liberalizimi i vizave bazohet ne meriten e secilit vend. Ne kete kontekst, perballja me vendosmeri me mangesite si dhe dhenia e provave te besueshme per zbatimin e legjislacionit perkates do te japin frytet e tyre. Perparimet ne fushen e vendosjes se shtetit ligjor, perfshire ketu luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, jane thelbesore per Shqiperine si per liberalizimin e vizave ashtu edhe per procesin e integrimit ne pergjithesi.
Dialogu konstruktiv politik ne Parlament si themel per demokracine dhe kusht per perparim te metejshem. Une vij nga nje vend ku debati politik nganjehere ka qene i ndezur dhe konfliktual. Nese nje debat i tille zhvillohet ne menyre konstruktive ne parlament dhe ndihmon ne lindjen e ideve te reja dhe analizimin me imtesi te propozimeve te bera, atehere kjo mund ta coje vendin perpara ne rrugen drejt reformave. Pergjegjshmeria politike e te gjitha kraheve dhe perpjekjet e perbashketa jane receta per t'u afruar drejt anetaresimit ne BE. Kerkimi i nje konsensusi te forte brenda shoqerise dhe mobilizimi i shoqerise civile jane pjese e kesaj recete.
Partneritet per te mbeshtetur perpjekjet per integrimin ne BE. Une e kam perjetuar personalisht fuqine transformuese te procesit te zgjerimit teksa vendi im u be pjese e Bashkimit Evropian ne vitin 2004. Jam i bindur se anetaresimi ne BE eshte celesi i se ardhmes per vendet e rajonit. Ne vitet qe vijne Shqiperia do te vazhdoje te perfitoje nga ndihma teknike dhe financiare e Bashkimit Evropian dhe kjo ndihme do te rritet ndersa marredheniet tona intensifikohen. Sidoqofte, pergjegjesia per te ardhmen e Shqiperise qendron ne duart e popullit dhe qeverise se Shqiperise. Bazuar ne arritjet tuaja, ju do te jeni ne gjendje t'i afroheni me tej anetaresimit ne BE. Une jam i vendosur te punoj ngushtesisht me qeverine, institucionet, partite politike dhe shoqerine civile te Shqiperise ne menyre qe te arrijme perparim te qendrueshem drejt qellimit tone te perbashket, anetaresimit te ardhshem te Shqiperise ne Bashkimin Evropian

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›