A ka zgjidhje kriza politike ne Shqiperi?
Analistet ne Shqiperi nuk shohin asnje mundesi per zgjidhje te krizes politike. Ne komisionin e ligjeve, shumica parlamentare e ka cilesuar antikushtetutese kerkesen e opozites per hapjen e kutive te votimit. Analistet thone se ky mund te jete epilogu edhe i seances parlamentare te 18 marsit. Analisti Blendi Fevziu thote se seanca do te percjelle tension dhe do te zgjase ne kohe, per shkak te numrit te madh te deputeteve diskutante - te pakten 110 ligjvenes. "Une nuk gjykoj qe do te kete ndonje kompromis ne situaten e pritshme. Kam parasysh qe te dyja palet u qendrojne versioneve te tyre. Partia Demokratike ka insistuar dhe nje here, nuk cenon ose nuk prek asgje brenda, si objekt i Komisionit hetimor, dicka qe eshte gjykuar nga kolegji zgjedhor apo qe ka nje vendim gjykate qe e mbron".
"Nderkohe qe Partia Socialiste pretendon se vendimi i gjykates nuk prek transparencen e zgjedhjeve. Sipas informacioneve qe kam, do te kete nje situate te tensionuar", thote Fevziu.
Edhe per analistin Andrea Stefani, kompromisi duket mision i pamundur. "Palet jane pozicionuar ne pozicione joelastike. Secila pale qe do te leshonte, do te dilte e humbur. Keshtu qe ne kete pikepamje, edhe ajo cka ndodhi ne Komisionin parlamentar te ligjeve eshte nje konfirmim i kesaj mplekseje qe nuk ka zgjidhje. Une nuk mendoj se seanca do te sjelle ndonje gje te re. Kriza mbetet ajo qe eshte", vlereson Stefani.
Fevziu dhe Stefani thone se ne piken ku ka mberritur debati politik, zgjidhje nuk mund te ofrojne madje edhe nderkombetaret. "Une mendoj qe nderkombetaret, presidenti dhe te gjitha institucionet tjera jane konsumuar ne zgjidhjen e ketij debati. E vetmja mundesi eshte nje marreveshje midis paleve ose terheqja e njeres pale", thote Fevziu.
Stefani thote se zgjidhje do te ishin zgjedhjet e parakohshme. Ky opsion mbeshtetet edhe nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ne mungese te mosaprovimit nga mazhoranca te kushtit per hapje te kutive te votimit. "Nderkombetaret ndoshta mund te vijne edhe disa here ketu. Ceshtja eshte qe nuk mund te pranoje pushteti hapjen e kutive, per shkak te manipulimeve te shumta qe jane bere. Dhe, nga ana tjeter, opozita nuk mund te pranoje moshapjen e kutive, duke ditur se e ka kapur pushtetin per briresh ne nje pike shume te rendesishme".
"Prandaj, mendoj ketu qe e mira e publikut dhe e dy paleve per te mos zgjatur nje agoni dhe nje qeverisje ne nje kembe, nje qeverisje te njeanshme, qe nuk ka asnje vlere per demokracine dhe per vendin, ku nuk realizohen dot as reformat e nevojshme, do te jene zgjedhjet e parakohshme dhe ne fund te fundit kjo nuk eshte asnje gje e tmerrshme per demokracine", thote Stefani.
Por, Fevziu thote se provokimi i zgjedhjeve te parakohshme tingellon i pamundur, nisur edhe nga garancite kushtetuese qe ka cdo mazhorance qeverisese pas ndryshimeve me te fundit te bera ligjit themelor. "Qe nga viti 1991, cdo opozite qe mbaj ne mend ne Shqiperi, ne mos muajin e pare, vitin e pare kerkon zgjedhje te parakohshme. Ka nje procedure se si jane zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet e parakohshme nuk shkaktohen me deklarata, shkaktohen me humbjen e numrit te nevojshem qe njera pale, pra mazhoranca, ka ne Parlament".
"Kjo gje nuk duket e kercenueshme dhe aq me teper me ndryshimet kushtetuese qe zoti Berisha dhe Rama kane bere, te rrezosh nje kryeminister eshte thuajse e pamundur. Gjykimi im do te ishte nje kompromis qe do te synonte transparencen ne zgjedhjet e ardhshme, pra te reflektonte te gjitha verejtjet e bera nga OSBE-ODIHR-i, si dhe verejtjet e paleve per te ndertuar nje baze ligjor me solide per zgjedhjet e ardhshme", thote Fevziu per radion Evropa e Lire.
Me gjithe skepticizmin racional te analisteve per mungesen e nje kompromisi, qendron gjithnje seanca parlamentare e pasdites se 18 marsit, qe nisur edhe nga deklarimet e nderkombetareve, tingellon si afati i fundit per zgjidhje te ngercit politik.