E verteta e votave ne qarkun e Lezhes PD akuzon socialistet per manipulime
Rinumërimi i votave dhe shqyrtimi i materialeve zgjedhore për qarkun e Lezhës tregoi se PS i ka vjedhur votat PD nëpërmjet bandave të tij. Ky ishte konstatimi i ardhur nga Partia Demokratike, e cila nisur nga zhvillimet në Komisionin Qendror Zgjedhor akuzoi ashpër socialistët.
“Ne total pas rinumerimit te votave ne te gjitha kutit e te gjitha qendrave te zones elektorale te KZAZ nr 13, te Qarkut Lezhe, rezulton se Edi Rama dhe banda e tije e krimit dhe droges ka vjedhur me dhune dhe terror dhe para te pista mbi 1250 vota.
Keto prova dhe deshmi faktojne ne menyre te pakundershtueshme se PS me bandat e krimit perseriten ne Shqiperi zgjedhjet e 2001”, u shpreh deputeti Bogdani, gjatë një deklarate për shtyp.
Për këtë arsye, PD i bëri apel kreut të PS-së që të heqë dorë nga manipulimi i votave.
“PD i kerkon Edi Rames te ndaloje menjeher cdo forme presioni cdo perpjekje per te bllokuar me cdo mjet rinumerimin e votave dhe fshehur keshtu me cdo kusht krimin e tije monstruoz te vjedhjes se votave. PD i deklaron shqiptarve dhe miqeve dhe partnerve te Shqiperise se nuk do pranoje kurre pushtetin e dale nga keto zgjedhje as dhe rezultatin e ketyre zgjedhjeve te diktuar nga Edi Rama me vrases seriale, trafikante droge dhe para te pista pa transaparencen plote te votes se qytetarve shqiptare dhe per kete pergjegjesia do bjere vetem dhe personalisht mbi Edi Ramen”, vlerësoi Bogdani.
Reagimi i Kryeministrit Berisha në Facebook Kryeministri Berisha përmes një mesazhi në “Facebook” dënoi mënyrën me të cilën Partia Socialiste ka përfituar votat në qarkun e Lezhës. “Ky është ndryshim! Nga rinumërimi në Lezhë, 1200 vota të vjedhura Te dashur miq, rinumerimi i fleteve te votimit deshmoi se karteli i droges qe erdhi ne pushtet me zgjedhjet e 23 qershorit ka vjedhur me dhune, terror e para te pista 1200 vota vetem ne qarkun e Lezhes dhe tani, po me dhune, terror dhe para te pista, duan te bllokojne rinumerimin e votave dhe te mbrojne mandatet e krimit. Ky eshte ndryshimi qe donin trafikantet dhe miqte e tyre!! Por ne demokratet pushtetin e dale nga krimi, droga dhe parate e pista nuk do e pranojme kurre! Perpara per voten e lire te shqiptareve”, shkruan Berisha në Faceboo, lidhur me një çështje të tillë.