Dritan Prifti, ankimim në Kolegj për rinumërim në Fier
21-07-2013 / Gazeta 55
Pretendon se i janë mohuar 6000 vota, të cilat kanë shkuar për PS-në dhe LSI-në
Pas vendimit të KQZ, për të mos rinumëruar votat në 10 ZAZ të Fierit, zonë ku Dritan Prifti kandidoi si deputet i pavarur, ky i fundit vendos të ankimojë këtë vendim. Dritan Prifti kërkon rinumërim të votave për këtë qark, me pretendimin se votat e tij janë vjedhur dhe se duhet kthyer në vend vullneti i zgjedhësve. Kërkesa e tij është depozituar në Kolegjin Zgjedhor. Kjo kërkesë përfshin edhe provat që sipas përfaqësuesve ligjorë të zotit Prifti, janë prova filmime, të cilat KQZ nuk i mori parasysh.