E ‘zhveshur’ nga logot e banerat, si duket sot selia e PD-së

Godina e Partisë Demokratike është “zhveshur” nga logot, banerat e adezivët që ishin të dukshme në fasadën e ndërtesës.
Disa ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës e vendimit të gjykatës së Tiranës për njohjen e statutit të miratuar nga grupi i rithemelimit të PD-së, godina e selisë ngjan kështu, siç tregojnë fotot e mëposhtme:
Kujtojmë se ditën e djeshme në godinën e PD-së u larguan prej aty edhe dyert e blinduara, të vendosura në ambientet hyrëse të selisë.
/rtsh.al/