E Enjte, 5 Nëntor 2026

Soreca në prag të largimit: Bashkëpunimi politik mbetet kryefjala për integrimin në BE

Bashkëpunimi politik mbetet kryefjala e zyrtarëve të lartë të BE-së, për politikën shqiptare. Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, në fjalimin e tij të fundit, para largimit nga Shqipëria, bëri thirrje për bashkim të palëve politike. Ai nënvizoi se largimi i tij nuk ndryshon asgjë në rrugën e Shqipëri drejt BE-së.

“Duhet të gjejnë bashkëpunim politik, për atë që është përparësia, që është integrimi. Debate politik duhet të jetë pikërisht këtu. Do të sjellim eksperte në Shqipëri për të përgatitur ekipin shqiptar. Largimi im nuk do të ndryshoj asgjë nga angazhimi i plotë i delegacionit. Kam udhëtuar në të gjithë Shqipërinë. Kam bërë mijëra kilometra. Mund të jem personi që ka udhëtuar më shumë në Shqipëri, dhe gjithandej kam vërejtur se njerëzit e kanë kuptuar që prioritet është integrimi në BE. Koha për dasmë ka ardhur tashmë. Unazat janë bërë gati. Vendet anëtare e dinë se çfarë duan. Ata duan që të çelen negociatat për anëtarësim. Do të kthehem në Shqipëri, ndoshta me një detyrë tjetër. Por pikë së pari do të kthehem si një qytetar i thjeshtë, si Luigi Soreca”, tha ambasadori në ikje i BE-së në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›