Rama: Po bllokohet numërimi i votave

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka akuzuar kryministrin Berisha, se është vënë në krye të një operacioni që po kërcënon zgjedhjet në Shqipëri. "Berisha ka nisur një mësymje për bllokimin e qendrave të numërimit në Lushnje, Fier dhe Elbasan", tha Rama. Sipas kreut të selisë rozë, deri në daljen e rezultateve zyrtare nuk ka asnjë bazë për të folur për përfundimin e një procesi në një qendër apo një tjetër. "Jemi të shqetësuar për përshkallëzimin e veprimeve të paligjshme që ministra të qeverisë Berisha po bëjnë në disa zona", tha Rama. Sipas kryesocialistit edhe në Shkodër po bllokohet procesi i numërimit. "Për kryeministrin Berisha sfidë është të paraqesë vendin në një proces dinjitoz dhe jo ta kërcënojë atë", tha Rama. Kreu i PS-së tha se po sulmohen në mënyrë të patolerueshme qendrat e votimit.