E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, më e vonuara në të gjithë procesin

30/06/2009  Probleme në numërime. Komisionerët bllokojnë disa kuti për të sqaruar parregullsitë

ELBASAN-Numërimi i votave në këtë vit është përballur me ngadalësi të theksuara kur janë përmirësuar ndjeshëm transparenca dhe korrektësia, por kanë mbetur prapa procedurat për të përfunduar kutitë e votimit.

Problemet

Vetëm 6 tavolina për 96 qendra votimi për Bashkinë Elbasan nuk kanë mundur të përballojnë edhe këtë fluks duke e bërë shumë të ngadaltë procesin. Kështu numërimi filloi aty nga ora 02.00 pas mesnate, më pas u ndërpre rreth orës 06.00 duke u dhënë mundësinë komisionerëve të pushojnë për dy orë dhe më pas procesi të nisë përsëri aty rreth orën 09.00, ndërkohë në KZAZ e Bradasheshit e vendosur në shkollën “Dhaskal Tod’hri” ka vazhduar numërimin deri në kutinë e 13 duke e lënë procesin për disa orë pushimi duke rifilluar aty nga ora 12.00. Në qendrat e numërimit kanë qenë edhe kandidatë për deputetë të të gjitha forcave politike, të cilët kanë monitoruar procesin. Askush nuk ka dashur të japë një deklaratë mbi vazhdimësinë. Mes komisionerëve të KZAZ për Bashkinë Elbasan ka pasur edhe debate mbi fletët e votimit të vlefshme apo jo gjë që e ka zgjedhur në fund me votë shumice. Procesi i ngadaltë u shoqëruara edhe nga probleme të tjera sidomos në KZAZ nr 12 dhe në KZAZ e Librazhdit, por gjithashtu edhe acarime dhe konflikte janë regjistruar edhe në KZAZ 14.

Problemet me kutitë

Kështu rreth orës 18.00 nga ana e KQZ u konstatua një kuti votimi me probleme. Kështu në kutinë e qendrës së votimit 2321 në procesverbalin e mbajtur nuk ishin shënuar për një pjesë numrat e kartave të identitetit. Megjithëse e gjithë lista e emrave mbante të dyja firmat e kryetarit dhe në kryetarit të komisionit, aty nuk ishte shënuar kodi shifror. Kjo ka bërë që kutia të bllokohet deri në marrjen e një vendimi. Kjo sipas kryetarit të KZAZ 12 ka ardhur si pasojë e mostrajnimit të rregullt të komisionerëve, të cilët jo se e kanë bërë qëllimisht, por kjo hedh shumë dyshime dhe quhet proces i parregullt. Lidhur me këtë rast, Komisioni sidomos krahu i djathtë kanë kërkuar pushim për ta konsultuar këtë rast. Gjithsesi ende kjo kuti mbetet e bllokuar. Mesa mësuam kjo qendër është në lagjen “5 Maj” dhe ka gjithsej 332 votues. Ajo çfarë është vënë re gjithashtu ka qenë edhe mostrajnimi i anëtarëve të numërimit, të cilët kanë vonuar procesin duke krijuar mjaft probleme. Në Bashkinë Elbasan janë numëruar deri në mbrëmje rreth 23 kuti votimi nga 96 kuti që ka kjo KZAZ. Ndërkohë problemet e komisionerëve janë konstatuar edhe në Librazhd. Kështu në mesditë procesi i numërimit është pezulluar për shkak se komisionerëve i kanë munguar procesverbalet. Kjo mungesë ka ardhur pasi janë dëmtuar disa të tilla, të cilat janë plotësuar me gabime. Kjo ka bërë që KZAZ e Librazhdit të kërkojë ndërhyrjen e KQZ për sjelljen e procesverbaleve të tjera dhe procesi është rikthyer në këtë qendër. Problemi më i madh i konstatuar në KZAZ 12 dhe 14 kanë qenë votat e pavlefshme, një tjetër pikë që duhet të marrë vëmendje nga KQZ për shkak se qytetarët kanë bërë shumë gabime në shënimin e votës së tyre. Fletë të tilla janë të shumta dhe janë përcaktuar të pavlefshme nga Komisioni i KZAZ. Rreth orës 20 është ndërprerë numërimi në këtë vendnumërim për t’u kthyer në mesnatë. Ajo që është vënë re në këto KZAZ kanë qenë konfliktet mes komisionerëve dhe vëzhgues-komisionerëve. Disa herë acarimet kanë qenë të mëdha, por fatmirësisht sherret janë shuar dhe është vendosur qetësia pa kërkuar ndërhyrjen e policisë. Kryesisht debati është bërë për votat e pavlefshme, të cilat vlerësoheshin në dy standarde duke kaluar kryesisht votat e djathta të vlefshme edhe pse duhet të konsideroheshin të pavlefshme. Numërimi është kthyer funksional në mbrëmje, por Bashkia Elbasan është konsideruar edhe më e vonuara në këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›