E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Bregu: PS të zhbllokojë procesin e numërimit në Bushat

Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu ka akuzuar kandidatin socialist Tom Doshi si përgjegjës të bllokimit të punës në QNV-në e Bushatit. “Ka më më shumë se 3 orë e gjysëm që KQZ ka emëruar kryetarin e ri të KZAZ-së, dhe po bllokohet nga Tom Doshi për të marrë detyrën e tij funksionale, të caktuar nga KQZ për Bushatin” u shpreh Bregu.TIRANË- Partia Demokratike ka përsëritur thirrjen drejtuar socialistëve për të mos bllokuar procesin e numërimit të votave në komunën Bushat të Shkodrës.
Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu ka akuzuar kandidatin socialist Tom Doshi si përgjegjës të bllokimit të punës në QNV-në e Bushatit.
“Ka më më shumë se 3 orë e gjysëm që KQZ ka emëruar kryetarin e ri të KZAZ-së, që përgjigjet në Bushat, Ylber Kol Tahiri dhe po bllokohet nga Tom Doshi për të marrë detyrën e tij funksionale, të caktuar nga KQZ për Bushatin” u shpreh Bregu.

“Askush nuk mund të shkelë standartet e këtyre zgjedhjeve. As Tom Doshi dhe askush tjetër nuk mund të dalë mbi ligjin dhe nuk mund të shkelë standartet” theksoi Bregu.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›