ELEONORA - RASTI I GENCIT
"Shtatzena te linde me nderhyrje!"
Genci K., ("Koha Jone" per shkak te etikes nuk do te publikoje identitetet e plota), eshte anetar i Misionit dhe tregon se "si arrita te verifikoj kete mynxyre te vetequajtur shenjteri". "Pasi u konsultova me anetaret e tjere, vijon Genci, - vendosa te provokoj kete lidhje te ashtuquajtur te shenjte, me nje problem te cilin e sajuam vete.
Per kete, iu dergua nje leter permes postes elektronike, Eleonores, ne adresen filialca@aol.com. "Rrengu" eshte bere duke u derguar leter per Misionin mbi nje "hallexhi". Gezim K. Nga Bilishti prane Korces, jeton ne Micigan te SHBA-se. Ai eshte i martuar dhe ka nje djale. Permbajtja e permbledhur e letres se 3 tetorit 2007, per t'u derguar ne "Informacion" dhe qe lidhet me Gezimin, ishte:
"Pershendetje dhe ne paqe qofshi Zonje. Dua t'ju pyes per te trajtuar nje problem urgjent per ne Informacion per nje shokun tim qe jeton ketu ne Micigan. Ai quhet Gezim K., i biri i M. dhe e shoqja e tij G. eshte shtatzene dhe pritet te linde nga dita ne dite, por ka nje komplikacion sepse femija nuk eshte kthyer me koke poshte sic duhet te kthehej gjate muajit te fundit dhe doktoret i kane dhene dy opsione, ose ta beje lindjen me operacion ose ta kthejne femijen doktoret me dore gjate lindjes. Cifti e kane femijen e pare qe po lindin dhe jane shume te shqetesuar per kete dhe nuk dine se si te veprojne pasi doktoret i kane thene qe secili variant ka avantazhet dhe disavantazhet e veta dhe i kane lene te zgjedhin ata. Gezimi tha qe e shoqja e ka si dite per te lindur ne 4 tetor 2007 si cikel qe plotesohet, qe i bie neser, dhe doktori i ka thene qe me ta vendosur ata se cilen menyre preferojne duhet ta bejne lindjen sa me shpejt dhe mos ta lene te kaloje shume dite nga data qe presin.
Keshtu qe nese ka mundesi Zonje, desha ta parashtroj problemin e tyre per ndihme dhe per pergjigje nga Informacioni se cilen menyre te zgjedhin per lindje. Une i kam folur atyre per juve dhe per natyren e Misionit tone disa here si dhe per menyren se si trajtohen probleme te tilla nga Informacioni i fola sot, keshtu qe ata me thane se duan qe ta fusin ne Informacion ceshtjen per ndihme dhe per pergjigje se si te veprojne, dhe une i thashe qe do ti ndihmoj per ta percjelle ceshtjen tek juve si dhe per ti percjelle atyre udhezimet tuaja. I kam dhene edhe tekstin e lutjes dhe i kam shpjeguar si duhet te luten duke ndezur qiri.
Faleminderit nga Michigani Zonje. Genci
Ne fakt e gjitha ishte nje sajese per te Zonja e Shpirtit. Pasi gruaja e Gezim K. Me 3 tetor 2007 nuk ishte shtatzene. Ajo kishte lindur djale me 8 gusht 2007 dhe kjo eshte e verifikueshme. Letra ishte sajese se gjoja ishte shtatzene me 3 tetor 2007 dhe se ishte ne maternitet per te lindur, e se gjoja kishte komplikacione ne lidhje me pozicionin e femijes.
Te nesermen vjen pergjigjja "qe doli nga Informacioni per komplikacionin dhe shtatzenine qe ne trilluam". Kjo pergjigje u transmetua me e-mail ne daten 4 Tetor 2007, nga e-maili i Zonjes (filialca@aol.com). Por e njejta pergjigje u percoll dhe me telefon, qe me 3 tetor, nga nje nepunese e Misionit. Pergjigjja ishte:
Ne paqe qofshi,
Pergjigjja nga Informacioni u dha: Lindja e femijes te behet me operacion (kete gje jua percolla me mesazh ne telefon po ate dite).
Ne kete pike, per autoret e letres, lind pyetja: "Perse gruaja e Gezim K. ne ate kohe nuk ishte shtatzene, atehere per cfare operacioni e ka fjalen "Lidhja e shenjte" e Eleonores?! Kjo verteton mosekzistencen e ketij informacioni, apo te ndonje fuqie tjeter te pretenduar nga Eleonora Bregu".
Ne vazhdim te kesaj ceshtjeje, Genci, ne emer te Gezim K., tregon se falenderoi Eleonoren per ndihmen gjoja te dhene nga "Informacioni" i saj. "I shkrova qe Gezimi donte te dergonte me poste tek ajo nje shume financiare ne shenje falenderimi dhe i duhej adresa e shtepise ku jetonte Eleonora". Genci pohon se "adresa m'u dergua me e-mailin i Zonjes (filialca@aol.com) dhe une ne emer te Gezimit i dergova asaj 50 dollare (me money order), dhe ne disponojme faturen perkatese per kete".
"Loja" e anetarit te Misionit, vazhdoi kur nje tjeter leter iu dergua Misionit duke e "informuar" se "me te marre pergjigjen e Informacionit Gezimit dhe te shoqes, lindja u be sot me operacion dhe cdo gje shkoi shume mire. U lind djale dhe emrin ja vune E. Dhe edhe djali dhe nena jane mire".
Dua te percjell falenderimet e mia per Zonjen dhe gjithashtu edhe falenderimet e Gezimit dhe Genes per ndihmen qe moren me pergjigjen nga Informacioni. Ata me thane qe duan t'i dergojne dicka Zonjes ne shenje falenderimi dhe une i thashe qe do ta percjell deshiren e tyre te Zonja dhe do t'i them me vone per detajet. Mund te me thoni se ne cfare adrese duhet ta dergojne ata vleren apo cekun, qe ti them atyre? Faleminderit edhe nje here. Genci.
Ne Paqe Qofshi!
Hi, Genci!
U gezova per ndihmen e atij vogelushi si dhe te nenes se tij. Thanks god.
Adresa jone eshte: 269,