E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denoncimi: Si na mashtron “Shenjtorja Eleonore”

Hije dyshimi dhe akuza te renda hidhen per Misionin “Eleonore” dhe sidomos per drejtuesen e saj, Eleonora Bregu. Denoncimi eshte bere nga nje grup personash te cilet ne nje leter qe derguan ne “Koha Jone”, e cila pohojne se i eshte shperndare anetareve dhe besimtareve te Misionit, jepen fakte sipas tyre per abuzime te “shenjtores” me besimin e njerezve dhe perfitime shumash financiare.
Anetaret e Misionit japin me detaje dhe prova shkresore, fakte qe sipas tyre tregojne “mashtrimet” e Eleonores dhe perfitimin e shumave financiare. Ne materialin e sotem, publikohen disa nga rastet qe evidentojne pretendimet e anetareve te Misionit qe seline qendrore e ka ne rrugen Komuna e Parisit” nr. 4, ne Tirane. Nje prej rasteve pershkruan sajesen e bere per nje grua e cila “ishte shtatzene dhe priste te lindte” dhe kerkohej nga Eleonora qe te futej ne “Informacionin e Shenjte”, (ku pretendohet se misionarja lidhet me Zotin dhe profetet dhe merr pergjigje per hallet e qytetareve qe i shtrojne pyetje. Kerkesa ishte nese shtatzena duhej te bente lindje natyrale apo me operacion. Kurse pergjigjja ishte “te behet me operacion”. Nje rast i ngjashem ishte me sajesen se nje burre vuante nga kanceri dhe kishte dilemen nese duhet te operohej ose jo. Dhe ne kete rast pergjigjja ishte qe duhet bente operacion.
Duke analizuar keto raste, letra e besimtareve vlereson: “Kjo provon qe Eleonora Bregu pranon para ne emer te nje pune qe nuk e ben dhe nje ndihme qe nuk e dergon. Te gjitha keto Eleonora i ben ne emer te nje skeme mashtruese qe ajo e quan “Lidhja e Shenjte”. Dhe me tej behet thirrja: “E shihni anetare dhe besimtare, se sa paturpesisht dhe poshtersisht tallet Eleonora Bregu me besimin, sinqeritetin, perkushtimin dhe jeten e njerezve? Cdokush nga ne qe ka marre pergjigje per problemet dhe hallet e veta nga ky “Informacion i shenjte” i Eleonora Bregut eshte perdhosur, tallur, genjyer dhe vjedhur ne te njejten menyre prej kesaj pseudoshenjtoreje”.
Ne kete pike, letra arrin ne perfundimin se “tashme eshte plotesisht e qarte dhe e vertetuar qe Eleonora Bregu nuk posedon asnje lloj lidhjeje te shenjte apo veti te ngjashme, sic ajo ka pretenduar qe gjoja lidhej direkt me te shenjtet apo qe te shenjtet flisnin nepermjet saj”. Per perpiluesit e letres, “keto kane qene thjesht disa akte te Eleonores per te implementuar skemen e saj mashtruese dhe per te bindur dhe manipuluar njerezit”. Letershkruesit pohojne dhe se sipas tyre, “ky mashtrim dhe shfrytezim i saj perben nje krim te mirefillte, pasi eshte orkestruar, menaxhuar dhe implementuar nga Eleonora per rreth 20 vjet me radhe”. Hartuesit e letres sqarojne se “mbajme pergjegjesi te plote morale dhe ligjore per veprimet tona”.
Me poshte botohet pjeserisht letra. Sqarojme se redaksia ka censuruar emrat e personave te punesuar ne Mision, per shkak se ishte i pamundur komunikimi i gazetareve me nepunes atje. Nderkohe vete Eleonora, nuk gjendej ne Mision dhe kontaktet me te jane ende te pamundura. Gazeta eshte e hapur per deklarimet e Eleonora Bregut e po ashtu dhe te nepunesve te Misionit te saj, duke sqaruar se me botimin e letres dhe te dhenave te investiguara, nuk synon te denigroje askend por te respektoje te drejten e qytetareve per informim dhe shprehje te fjales se lire, kur ajo eshte e argumentuar.

Leter drejtuar anetareve dhe besimtareve te Misionit Shenjteror Eleonore
Ne, nje grup anetaresh dhe besimtaresh te vjeter ne Misionin e Shenjte Eleonore, perkatesisht: Gezim Begolli, Kastriot Hasa, Ernesta Ajdinlli, Genci Kulla dhe Xhentil Demiraj, duam te ndajme me ju, anetare dhe besimtare, nje shqetesim te thelle qe na pushtoi dhe na mundoi per nje kohe te gjate. Ky shqetesim ka te beje me ate cfare ne mendojme se jemi dhe ndjekim, perkatesisht me Zonjen e Shpirtit dhe Misionin Shenjteror Eleonore.
Anetare dhe besimtare! Se pari duam t’ju themi se eshte teper e rende per ne te shkruajme kete leter nepermjet se ciles do percjellim nje te vertete te hidhur me te cilen jemi perballur dhe na ka shkaktuar nje traume teper te rende.
Nuk ishte e lehte qe ne, anetare dhe besimtare te hershem te ketij Misioni, te perballeshim me faktet e hidhura te cilat do t’i parashtrojme me poshte, dhe te merrnim ne analize dhe vinim ne dyshim ate qe deri dje e kemi dashur e mbrojtur me gjithe shpirt, shenjterine e Zonjes se Shpirtit, aq me shume pas rreth 15 vitesh ndjekjeje dhe besimi, pas kaq vitesh perkushtimi dhe perkrahjeje mendore, shpirterore, fizike dhe financiare. Por eshte e drejta jone morale si anetare dhe ndjekes te liderit tone qe ne nje moment te ndalemi, te leme menjane besimin e verber, te kthejme koken mbrapa dhe te analizojme.
Fatkeqesisht per ne por fatmiresisht per te verteten, Zonja jone, pergjate rruges se saj misionare ka lene gjurme te dyshimta me disa veprime te saj. Disa nga keto gjurme dhe veprime te Zonjes na detyruan ne qe te mos mjaftoheshim vetem me fjalet e saj per te verteten e aktivitetit dhe te shenjterise se saj, sic kishim bere deri tani, por te vinim ne pune ate cfare Zoti na ka dhene, trurin, dhe t’i analizonim dhe vertetonim dyshimet qe kishim me mendje te lire, pa censure dhe frike nga lideri yne, Zonja e Shpirtit. Tek e fundit arsyeja dhe morali jane gjerat me te cmuara qe Zoti na ka dhuruar ne njerezve, dhe nuk eshte aspak mekat ti vesh ato ne pune per cdo njeri apo rast.
Anetare dhe besimtare!
Po ju veme ne dijeni se pas nje kohe te gjate (gjashte muaj) provash, vezhgimesh dhe analizash, ne vertetuam katerciperisht se Zonja e Shpirtit Eleonore qe ne ndjekim nuk disponon as edhe nje veti apo lidhje te shenjte, ashtu sikurse na eshte thene prej saj.
Perfundimet na treguan se Misioni i saj “i shenjte”, i Zonjes se Shpirtit, eshte nje skeme mashtrimi e bazuar tek rastesia, hamendesia, vetesugjestioni dhe thashethemet, dhe jo tek nje lidhje hyjnore te drejtperdrejte me Zotin, sic pretendon dhe na ka thene ajo.
“Informacioni”- emer te cilin Zonja e Shpirtit Eleonore e perdor dhe prej te cilit Zonja Eleonore thote se merr pergjigjet e problemeve te besimtareve, nuk ekziston. Ne vertetuam se ky “informacion i shenjte”, i cili ka sherbyer dhe po sherben si shtylla kryesore per te na mbajtur dhe bindur ne anetaret dhe besimtaret tek shenjteria dhe fuqia e Zonjes se Shpirtit, nuk ekziston absolutisht!
Anetare dhe besimtare. Kjo nuk eshte nje telenovele artistike qe ka te beje me jetet e personazheve te drames, por eshte nje e vertete e hidhur dhe kokeforte qe ka te beje me jeten tone, ndjenjat, djersen, besimin dhe dashurine tone, dhe si e tille kjo ceshtje meriton vemendje te posacme dhe do analizuar dhe gjykuar me seriozitet, ndershmeri dhe dinjitet, dhe mbi te gjitha me logjike te ftohte dhe racionalitet. Besimi i verber dhe i pabazuar ne arsye dhe moral, jo vetem qe eshte i pavlefshem, por shpeshhere shnderrohet ne mjet abuzimi dhe manipulimi, dhe madje edhe perdoret per qellime te liga, sic e ka deshmuar historia qe ne fillesat e praktikimit te besimit ne Zot.
Sic e permendem me siper, ne kemi kaluar nje traume jo te vogel kur rezultatet na nxoren tek perfundimi se Zonja jone nuk na qenka e Shenjte, se informacioni dhe lidhja hyjnore nuk egzistokan, dhe se pergjigjet e problemeve qe ne kemi trajtuar deri tani tek Zonja e Shpirtit (informacioni) kane qene hamendesime te Eleonores me qellim per perfitime financiare dhe interesa personale.
Ne fillim ne nuk donim ta besonim kete rezultat ose perfundim per “informacionin e shenjte” dhe per Zonjen e Shpirtit qe e kemi dashur me shume se nenen tone, si dhe te pranonim se jemi genjyer me vite te tera duke besuar verberisht vetem tek nje njeri: Eleonora Bregu. Por faktet dhe e verteta qe do parashtrojme me poshte jo vetem qe na binden, por na bene te ndihemi moralisht te detyruar qe te shkruajme kete leter dhe te veme ne dijeni te gjithe anetaret dhe besimtaret per kete te vertete te hidhur.
... Eshte e rendesishme te kujtojme se, arsyeja per te cilen shkuam dhe me pas ndenjem tek Eleonora Bregu dhe “misioni” i saj, ishte sepse ne besuam sic na u tha nga vete ajo se eshte Shenjtore qe disponon nje Lidhje te Shenjte Hyjnore. Ne “Mision Shenjteror Eleonore” njerezit kane ardhur dhe kontribuar pikerisht ne saje te kesaj premise shenjterie, qofte sepse donin te ishin pjestare te nj misioni te shenjte dhe te kontribuonin ne kete kauze kaq madhore dhe sublime, apo per te marre ndihmen e kesaj shenjtoreje per problemet dhe ceshtjet e tyre personale, apo te dyja bashke. Ne emer te kesaj shenjterie jane kontribuar ne total qindra mijera dollare, jane sakrifikuar qindra vite jetesh rinore, dhe po ashtu dhe ne sferat emocionale dhe mendore. Madje disa prej nesh kemi shkuar deri aty sa te acarojme marredheniet dhe me familjet tona, dhe per me teper te rrezikojme dhe jeten tone.
Per sa ne kemi qene te mashtruar dhe te indoktrinuar dhe nuk kishim dijeni per te verteten rreth Eleonora Bregut dhe “misionit” te saj, keto kontribute tonat, qe ne vetvete kane qene gjithashtu mbeshtetje dhe propagande per skemen mashtruese te Eleonores, jane te justifikueshme, pasi ne kemi qene viktimat e Eleonores. Por tani e tutje qe ne jemi ne dijeni te se vertetes, ne mbajme pergjegjesi te plote morale dhe ligjore per veprimet tona, pasi nese ne do vazhdonim te mbeshtesnim me dijen dhe vullnetin tone nje mashtruese dhe shenjtore te rreme, atehere ne do te shnderroheshim ne bashkepunetore te saj, dhe rrjedhimisht do beheshim dhe bashkefajtore”.

Sinqerisht,
Gezim B.
Kastriot H.
Ernesta A.
Genci K.
Xhentil D.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›