EMRI/ Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës emërohet zv.ministre e Brendshme

Ish-nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti emërohet zv.ministre e Brendshme. Vendimi është marrë këtë të enjte, më 19 mars, në mbledhjen e qeverisë.
Ruseti, përveç postit të nënkryebashkiakes, ka mbajtur më parë edhe postin e Drejtoreshës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.
Ajo ka mbaruar studimet në Fakultetin e Gjuhë të Huaja në Tiranë dhe më pas ka kryer studimet master në Bolonja për politika sociale. Pas studimeve, ajo ka patur një eksperiencë të gjatë, rreth 10 vite, në Shërbimin Social Shtetëror.
