E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e PD

Gjykata Kushtetuese rrëzoi këtë të enjte, 19 mars, padinë e bërë nga opozita, që lidhej me verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe kushtetutshmërinë e vendimit përkatës të Kuvendit.

Padia u shqyrtua në dhomë këshillimi dhe e kaloi për gjykim mbi bazë dokumentesh.

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese vendosi që të mos pranojë kërkesën e 1/5 të deputetëve që lidhet me mënyrën dhe procedurën sesi u zgjodh Avokati i Popullit, si dhe kushtetutshmërinë e vendimit përkatës të Kuvendit”.

PD pretendonte se, zgjedhja e Endri Shabanit është në shkelje të kushtetutës dhe rregullores së kuvendit dhe kërkon shfuqizimin e votimit në kuvend për zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Demokratët kishin kundërshtuar rrugën e ndjekur nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar, duke akuzuar PS-në se ka shkelur ligjin dhe prishur traditën e zgjedhjes së një Avokati të Popullit nga radhët e opozitës.

Sipas PD-së, deputetët e opozitës i kishin tërhequr firmat për mbështetjen e Endri Shabanit përpara se ai të kalonte për votim në Parlament, akt i cili nuk u pranua nga socialistët me argumentin se ishte bërë përtej afateve të parashikuara me ligj.

Endrit Shabani u zgjodh Avokati i Popullit në seancën plenare të 11 dhjetorit 2025.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›