E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO/ Hapet për qarkullim Ura e Milotit, ministri Karakaçi inspekton punimet

Ura e Milotit është hapur sot për qarkullim.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar nga afër ndërhyrjet e realizuara në urën e Milotit.

“Në Urën Berluskoni, grupi i inxhinierëve ka bërë inspektimet. Jemi në kushte të plota sigurie. Kjo urë i ka themelet 20-28 metër”, sqaroi inxhinieri.

Kujtojmë se, pas dëmtimit të urës mbi lumin Mat në autostradën Milot-Lezhë, rrezikohej izolimi i zonës.

Sipas ekspertëve të mjedisit, kjo gjendje u shkaktua nga erozioni pas ditëve me reshje intensive dhe gërryerjet e lumit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›