E Diel, 1 Nëntor 2026

"‘Mjaft!' Erjon Veliaj, ti nuk mund të përfaqësosh rininë shqiptare"

“Shoqëria e studentëve shqiptarë” dhe“Rinia shqiptare” në Austri, reagojnë ndaj deklaratave të kreut të G 99
 
Ky slogan që dikur ishte pjesë e grafiteve të Tiranës, sot në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri i dedikohet vetëm një njeriu - atij që vetë e shpiku - Erion Veliajt.
Në njërën nga deklaratat e fundit për media, Veliaj foli edhe në emrin tonë, duke mos pasur asnjë Hoj autorizimi nga komuniteti i studentëve shqiptarë në Austri.
Në, dy shoqatat kryesore të studentëve shqiptarë në Austri, "Rinia" dhe "Sociatas Albania", i themi MJAFT Veliajt.
Mjaft me sloganet e tij politike, nëpërmes të cilave Veliaj ia faturon vetes rolin e përfaqësuesit të rinisë shqiptare. Ai merr guximin dhe kërkon llogari në emrin tonë, por e vërteta është që ne studentet shqiptarë në Austri jemi përtej ideologjisë dhe ofertës së tij politike.
Për të gjithë studentët është privilegj kur takohen me çdo politikan shqiptar. Veçanërisht me Fatos Nanon, i cili ka qenë katër herë kryeministri i vendit. Pavarësisht bindjeve politike, eksperienca dhe këshillat e Nanos dhe janë një përfitim i madh për të ardhmen tonë.
Kur Veliaj ka ardhur në Vjenë nuk ka shprehur interesin të takohet me studentë shqiptare dhe të qajë hallet me ne, por ka preferuar që me miqtë e tij me të cilët ndoshta ndan shije të veçanta, të frekuentojë paradat dhe klubet e homoseksualeve.
Prandaj sqarojmë edhe njëherë se Veliajn, asnjëherë nuk e kemi autorizuar të flasë në emrin tonë. Studentet shqiptarë në Vjenë nuk identifikohen me ideologjinë politike të Veliajt. Para se ai të paragjykojë së përfaqëson rininë shqiptare, është mirë të presë 28 qershorin.
Nuk mjafton që të jesh i ri në moshë për të përfaqësuar rininë, aq më pak për të folur në emër të saj. Rinia shqiptare dëshiron ndryshim, të cilin Veliaj nuk mund të na e sjellë. Prandaj i themi mjaft.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›