E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çdo shqiptari do t'i duhet të paguajë 15 përqindëshin

Një kryeministër si Rama, larg qoftë!

Kur na ndajnë rreth 40 ditë nga ora e votimit dhe ripërsëritja e fitores, në datën që quhet 28 qershor ëndrra e një nate vere e Edvinit dhe analistëve, që shkruajnë nëpër media një kryeministër si ai, do të jetë krejt përmbys ëndërr me syhapur, që larg qoftë, për Shqipërinë, një kryeministër si Rama.
Që t’i limitojmë gjërat, në fillesë do të shqyrtojmë diçka që shfaqet si  një enigmë, por edhe mundet të mos jetë. Kodi i paperëndishëm i Perëndisë, është një përsëritje besnike e gjerave, për fatin e njeriut të Zotit. Gjithmonë ka një shkak, përse Enigma, që nuk dihet, por që kuptohet është: se kështu është shkruar, që njeriu i mirë me familje e fe me besë e përkushtim udhëheq ose drejton një shtet e qeveri.
E gjithë bota pavarësisht shqyrtimit sot udhëhiqet ose drejtohet nga masonët. Të ardhurit, të tjerët e marrë nga rruga ose nga një hotel në Paris janë krejt të rastësishëm, aksidentalë, të përkohshëm e aspak vizionarë. Duke filluar më konkretisht me gjërat që dihen dhe në këtë vend njihen mirë, nga llafurinat që bëhen neper kafene tek debatet publike e politike. A mund të krahasohen moshat? Aspak. Bota e qytetëruar bazohet tek vizioni, pasioni e përkushtimi. E thënë më qartësisht, mes Ramës dhe Berishës ka një largësi vitesh drite, është vizioni e jo mosha. Berisha e solli këtë vend në dyert e NATO-s. Shembull: Dje në një det të qetë e të pastër si kristali, hyri anija e parë luftarake në gjirin e Vlorës, me një fllad që e ledhatonte e shpupuriste flamurin e NATO-s. Mosha e Ramës dhe e gjithë shpura e majtë, çfarë nuk bënë, çfarë nuk thanë, çfarë nuk shpifën që ky vend të mos kishte vend për anijet dhe NATO-n, që qëndronte përtej deteve tona si në kohë të kohës e në mot të motit, kur diktatura ngrinte në Karaburun bazën e raketave ruse e sllave për t’u rënë amerikanëve. -E shikoni atë rrugë që ngjitet në Ravenë, është rruga që u ndërtua për bazën e raketave që do t’u binte anijeve të NATO-s në Mesdhe. Dhe i shikoni? Ata janë disa ish-ministra të diktaturës që janë ulur në atë kohë atje nga ku vuloseshin firmat për të penguar investimet gjermane, kreditë dhe gjithshka tjetër që do t,i jepte këtij vendi zhvillim. Ndërkaq lanë borxhe të mëdha që qeveritë kanë 18 vjet, që s’po i lajnë dot ende. Thonë se ujqit e uritur e shqyejnë vërtet hënën lehonë. Qentë do ta bënin copë, nëse u jepej mundësia është një proverb apo thënie. Rëndësi nuk ka. Kështu ujqërit dhe zogoria e qenve të ligësisë ishin gati ta shkatërronin hyrjen e këtij vendi në NATO, nëse reformat e qeverisë dhe ndihma e ndërkombëtareve nuk do ta përballonin shkëlqyeshëm, sulmet e kësaj aradhe të tërbuar, që çfarë nuk bënë duke u ardhur në ndihmë edhe Gërdeci. Jo se socialistët e vërtetë nuk e donin NATO-n, por ajo zogori që lëshonte gjithë atë mllef ato ditë vendimtare nuk duhet haruar lehtë dhe po kaq shpejt. Kështu, që po ta krahasosh shkëlqimi i dritës i vinte nga dritarja e hapur, që mbajti Berisha me punën e palodhur. Drita do t’i mjaftonte për të njohur autoritetin e punës dhe përkushtimit të tij. Punën e Berishës dhe hapin e Berishës duhen 100 Rama për ta zënë. Ku ka burrë të matet e të krahasohet me punën, vullnetin dhe përkushtimin e Sali Berishës.
Kaq! Sa për moshën, Edvini nuk do të bënte dot as gjysmën e rrugëtimeve diplomatike të Berishës, jo më të mbante fjalime. Bilr edhe ato fjalime që Edvini guxon t’i mbajë, na duken si ai nxënësi ngelës në klasë.
Me përvojën e punëve të ekzekutivit, ai është një njohës i përkryer i punëve të shtetit. Disponon njohuri të habitshme, të rrënqeth qartësia e kujtesës së tij. Një njeri me virtyte. të thellë në mendim. Ka hedhur mjaft ide të guximshme. Përmbi prarimin e lodhur të kohës, ai guxoi dhe ndërtoi udhën e parë të bashkimit të kombit shqiptar, Durrës-Kukës. Udhëtarët e botës, para shumë vjetëve pyesnin: “Nga ç’rrugë shkohet në Kosovë? Ç’rrugë duhej të merrje për të shkuar në Kosovë? Ose ç’rrugë nxirrej më shkurt për te Kosova? Kishte një rrugë copë-copë në fakt ose kishte edhe rrugë kontrabandistësh ose, u merrnim shqiptareve edhe taksë për këtë rrugë. Por rrugë nuk kishte. Njëqind herë turp. U skuqet apo nxihet faqja nga ç’keni lëshuar nëpër media. Është kuptimi i gjurmëve të rënda të shpifjeve pas shpifjeve, për ta gjymtuar në fillim, për ta rrëzuar në mes, ndërkaq për të shuar, për ta kthyer në një shurdhmemec në copëzën e fundit. Po të lexoje median do të ishte e rrezikshme të ndërtoje atë rrugë që sot të nxjerr në Kukës, shyqyr fatit dhe Zotit të qiejve, hise në këtë dhuratë për të drejtuar rrugën për  rrugëtarët e djegur, shtegtarët e humbur të kohës tonë. 18-vjeçarët që janë sot dhe ata që  lindin sot dëgjojnë nga prindërit e tyre dy gjëra, 15 % dhe rruga Durrës-Kukës. Nëse shqiptarët duhet të zgjedhin mes 15% bujrum, apo për autostradat e këtij vendi që do të sjellin zhvillim dhe lëvizje të shqiptarëve jo vetëm mes vetëve. Për këtë arsye nuk ka konkurrencë mes asaj që ndërton dhe atyre që kërkojnë bakshish. Kurse përvoja menaxhuese është pikërisht rri ujë në hava, bëj zhurmë nëpër media, dhe pazare me 15 %. A ka arsye që duhet votuar më 28 qershor Edi Ramën dhe PS-në, qëndron te përvoja e tij ekzekutive dhe menaxhuese? Për këtë të fundit po sepse i menaxhon mirë 15 % që merr nga ekzekutivi. Shembull: Ndërsa u bllokua buxheti në Këshillin Bashkiak Tiranë, çfarë nuk bëri ndonëse nuk solli arsyen, përse nuk tregonte ku shkonin ajo lumë paraje. Nuk ka rëndësi në ia mbajnë mend apo jo emrin, por bëmat ia kanë dëgjuar dhen ndryshimin e kanë parë. Dhe sipas një logjike normale, menjëherë e njësojnë Shqipërinë me Tiranën, sepse besojnë se shembulli i mirë duhet ndjekur. Por Shqipëria në fakt ka vetëm Tiranën ndryshe dhe nëse Ramës i jepet mundësia të menaxhojë shtetin shqiptar, mbase atëherë me gojën plot do ta njehsonim Shqipërinë me Tiranën.
97 ka një emër, PS, dhe gjithë mbështetësit e saj që krijuan rebelimin, që nxitën e dogjën bashki e komuna, zyra e makina, hapën depot e armëve dhe në qytetin ku lindi rebelimi, një aleat i sotëm i Ramës bërtiste: “Mos i dorëzoni armët pa u marrë pushteti”. Kështu, që Rama me shokë ndërtuan atë që prishën PS dhe gjithë partiçkat rreth e rrotull saj,që shkatërruan,dogjën,njollosën emrin e këtij vendi ,që i vunë xhixhat dhe emrin flakë,dhe sa për kujtesë,aty nga 98 një zyrtar i lartë i huaj ka thënë se nëse ky rebelim nuk do të kishte ndodhur Shqipëria do të ishte në NATO dhe në BE. ’97-a është apeli që të majtët t’i vinin gishtin kokës se ky vend nuk do ta kishte parë ndonjëherë në historinë  e tij djegien dhe zhuritjen si në vendet afrikane. Zhvillimet para 97 ishin impresionuese..
Gërdeci. Ky në Vlorë quhet Otranto. Në qeverisjen e PS këta ishin çdo 15-30 ditë. Nga kufiri lajmet mbërrinin më të zeza sesa moti dhe lloha. Gërdeci i fundit i përket 9 janarit 2004. Ende nuk janë gjetur viktimat. As që çante kokën njeri për viktimat. Është pak e rëndë, por ky është realiteti që ndeshnim në Vlorë.
Referimi më i fundit, që bëhet: “për të pasur një Shqipëri si Tirana, duhet përkthyer në votë. Të kesh një Kryeministër si Rama, nuk është një shans për t’ju dhënë, meqë i ra radha. Është absolutisht”. Është e vërtetë që një kryeministër si Rama vërtet një herë i vjen këtij vendi, sepse do t’i ngopë shtetarët e tij me 15 % dhe nuk ka shans tjetër, veç përkthimi me votë, që nuk i jepet vota 15 %-shit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›