KQZ i pergjigjet ambasadorit Arvizu

Ambasadorit amerikan i japin të drejtë. Anëtarët e të dy krahëve në KQZ thanë se u ndikuan politikisht disa çështje administrative për të cilat Arvizu shprehu shqetesim gjatë komunikimit në facebook. Rritja e numrit të zonave të administrimit zgjedhor, për të cilin tashmë ka një vendim gjykate, është çështja e parë e rëndësishme. Por mazhoranca dhe opozita e shohin përgjegjësinë tek pala kundërshtare.
Të njëjtin qëndrim mbi përgjegjësinë shprehin edhe për shpërndarjen e mandateve të deputetëve.
Zona e administrimit zgjedhor ishte çështje që u zgjidh në mënyrë përfundimtare nga Kolegji Zgjedhor, ndërsa shpërndarja e mandateve duhet të finalizohet deri më 7 mars. PS mund ta rikthejë atë në KQZ, në të kundërt, sipas mazhorancës është Kuvendi ai që do të vendosë.