DEBAT NE KUVEND Ushtaraket miratohen ndryshimet e pensioneve
Ne mbledhjen e zhvilluar dje perfaqesuesit e opozites votuan kunder pasi kerkuan nje trajtim me te mire per kete shtrese. Ne relacionin perkates qeveria shpjegon se vendimi i Kushtetueses eshte i pazbatueshem per shkak se perfitimi mujor per personat qe kane dale ne reforme nga viti 2004 e ne vazhdim perllogaritet nga 41 000 leke e lart. Nderkohe mbi keto te
ardhura nuk aplikohet tatimi mbi te ardhurat personale. Pensioni maksimal i pleqerise per 35 vjet sherbim eshte i kufizuar me dyfishin e pensionit baze ose 21 380 leke ne muaj.
Debatet
Ne mbledhjen e Komisionit kryetari Ilir Rusmali tha se akti normativ i qeverise harmonizon vendimin e Gjykates Kushtetuese dhe ben qe ushtaraket te marrin pensionin ndryshe nga situata aktuale ku ata nuk kane marre asnje lek. Ushtaraket deri tani nuk kane perfituar asnje kacidhe. Vendimi i gjykates nuk zbatohet apriori tha zoteria. Vendimi i gjykates ka nevoje te harmonizoje urdherimet qe jep gjykata se ndryshe dalin ne hava te gjitha. Dhe jo vetem ti harmonizoje por ti beje dhe te harmonizueshme sepse gjykata kur ka dhene vendimin nuk ka marre parasysh nje komponent teknik por vital per projektligjin qe eshte komponenti qe keto para kjo e drejte e fituar nuk eshte e drejte e fituar ne kuptimin klasik por eshte mbeshtetje buxhetore per nje skeme te vilat jane para te shtetit nuk jane te drejta te fituara. u shpreh Rusmali. Sipas Financave fatura per pensionet do te jete rreth 250 milion leke ne vit nga 1.2 miliard qe ishte me vendimin e Kushtetueses. Nga ana tjeter perfaqesuesit e opozites kerkuan qe ne mbledhjet e komisionit te thirren edhe perfaqesuesit e ushtarakeve te cilet e kane kundershtuar aktin ne media. Sipas Rusmalit Komisioni i Ligjeve duhet te jape mendim per aktin dhe nuk eshte komision pergjegjes. Deputeti i PS-se Damian Gjiknuri tha se komisioni nuk duhet te votoje politikisht cdo ligj qe sjell qeveria duke bere thirrje per nje trajtim me te mire te ushtarakeve. Kam pasur rastin te njoh praktiken. Kam frike qe ceshtja prape do shkoje ne Gjykaten Kushtetuese. Ne nuk jemi ketu qe sjell nje leter qeveria dhe o burra politikisht ta ratifikojme. Ushtaraket dhe te gjitha forcat e sigurise meritojne nje trajtim ndryshe. Kjo reflektohet si gjate punes ashtu edhe ne aspektin e pensionit te parakohshem dhe pensionit final tha Gjiknuri.
Reagimi
Pas mbledhjes se djeshme te Komisionit te Ligjeve reagoi edhe shoqata e ish-ushtarakeve e cila i beri thirrje maxhorances te mos e kaloje aktin ne Parlament. Bordi Ekzekutiv i Shoqates i kerkon edhe njehere Parlamentit dhe parlamentareve shqiptare ashtu sic e kemi theksuar ne peticionin tone te mos e miratojne kete akt antikushtetues antiligjor dhe antihuman. Ne qofte se qeveria nuk ka likuiditetet e nevojshme financiare nuk duhet te cenoje ligjin por te kerkoje edhe ndihmen e bashkepunimin e shoqates sone si perfaqesuese e grupit te interesit per te gjetur nje zgjidhje adekuate per palet thuhet ne reagimin e shoqates.
Debatet ne Komisionin e Ligjeve
Gentian Opre Ministria e Financave Efekti financiar qe duhet te mbulohet nga buxheti parashikohen te jene jo me shume se 250 milion leke ne vit pra plotesisht te perballueshme nga fondet e buxhetit te cilat jane te parashikuara per vitin 2011 nga 1.2 miliard qe ishte efekti aktual nese ky akt normativ nuk hyn ne fuqi.
Ilir Rusmali Jane ndryshuar tre ligje. Ushtaraket deri tani nuk kane perfituar asnje kacidhe. Vendimi i gjykates nuk zbatohet apriori tha zoteria. Vendimi i gjykates ka nevoje te harmonizoje urdherimet qe jep gjykata se ndryshe dalin ne hava te gjitha. Parate e shtetit smund te kapercejne tavanin se aq i ka kellqet shteti. Zoteria tha kemi marre komponentet ne hava dhe i kemi harmonizuar me njeri-tjetrin. Kemi akorduar maksimalisht te drejtat per pension per pensionet suplementare por duke futur nje komponent kontributiv me te madh sepse nuk e perballon dot shteti skemen.
Bashkim Fino Pse merr kot o burre
Damian Gjiknuri Ti i drejtohet Rusmalit e bere autocensuren tende.
Ilir Rusmali Damian se eshte mengjes ti nuk je gdhire mire sot por ne nuk ta kemi borxh.
Damian Gjiknuri Ti je gdhire me keq mor zoteri.
Fatos Hoxha Kisha nje pyetje per perfaqesuesin e sigurimeve shoqerore. Dua te di nje panorame cfare jep vendimi i Gjykates Kushtetuese ne raport me shtresat e tjera te ushtarakeve dhe ku e con ky akt normativ
Agron Ahmetaj ISSH Nje nenkomisar me nje page 60 mije leke te reja me 15 vjet pune pa asnje vit tjeter perfiton nga vendimi i Kushtetueses 30.045 leke. Si rregull ushtaraket duhet te kene 27 vjet pune. Kjo kategori perfiton 44.467 leke nga 60 mije qe eshte paga.
Damian Gjiknuri Puna e ushtarakut eshte nje pune qe ka sakrifica.
Mesila Doda a pune eshte pse ka bere ndonje lufte Apo lufte me mullinjte e eres Don Kishoti i Mances shte duke u keputur.
Damian Gjiknuri A po thua se ushtria po i mban ata te Shkodres Shyqyr qe jane ata. Me aq dijeni qe kam une dhe nga eksperienca qe kam ne keto institucione sigurie....
Ilir Rusmali Po eksperiencen ku e fitove
Damian Gjiknuri Kam punuar shtate vjet ne institucione sigurie ne Mbrojtje dhe Ministrine e Rendit.
Ilir Rusmali Po nuk pate vene kapelen ske eksperience.
Fatos Hoxha Ka edhe funksione te tjera qe nuk tregon qe smund ti marresh vesh.
Damian Gjiknuri Po lere mo ca funksionesh te fshehta.
Mesila Doda Duhet pare mos ke konflikt interesi.
Fatos Hoxha Une kam mbajtur kapelen ti i drejtohet Gjinkurit funksionet e fshehta te sigurise.
Damian Gjiknuri Une nuk kam vene kapelen por kam pasur mundesi te lexoj sesi e rregullon kapelen bota. Meqenese kam qene sekretar i pergjithshem ne Ministrine e Mbrojtjes....
Ilir Rusmali Po thuaje pra.
Damian Gjiknuri Kam pasur rastin te njoh praktiken. Kam frike qe ceshtja prape do shkoje ne Gjykaten Kushtetuese. Ne nuk jemi ketu qe sjell nje leter qeveria dhe o burra politikisht ta ratifikojme. Ushtaraket dhe te gjitha forcat e sigurise meritojne nje trajtim ndryshe dhe kjo reflektohet si gjate punes ashtu edhe ne aspektin e pensionit te parakohshem dhe pensionit final.
ADI SHKEMBI