E Diel, 1 Nëntor 2026

ERE, dhjetori do të vendosë për çmimin

Enti Rregullator i Energjisë, në bazë të metodologjisë së përcaktuar në rregulloren e institucionit, do të shpallë vendimin lidhur me kërkesat e CEZ Shpërndarjea, OST dhe KESH-it për rritjen e çmimit të energjisë për vitin 2012. Ekspertët e ERE-s janë duke monitoruar kostot e deklaruara nga kompanitë, mbi bazën e së cilave është kërkuar shtrenjtim i tarifave. Ndërsa, brenda 30 nëntorit është seanca dëgjimore publike dhe vendimi pritet të merret brenda 10-ditëshit të parë të dhjetorit. Për 2012-ën, OST-ja ka kërkuar që tarifa mesatare e transmetimit të energjisë të rritet nga 0.6 në 0.73 lekë për kw. KESH ka kërkuar një rritje të çmimit nga 1.48 lekë në 5.03 për kw. Ndërsa, CEZ ka aplikuar për rritje mesatare të tarifave me 44.5%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›