Qeveria me skenar rezervë për buxhetin e 2012
Qeveria ka miratuar skenarin optimist të buxhetit, po ka edhe një skenar rezervë, i cili në rast të mosrealizimit të të ardhurave do të eliminojë një pjesë të shpenzimeve pa rritur borxhin
Ministria e Financave edhe për vitin 2012 do të operojë me disa skenarë për buxhetin. Ndërkohë që qeveria ka miratuar skenarin optimist ka edhe një skenar rezervë, i cili në rast të mosrealizimit të të ardhurave do të eliminojë një pjesë të shpenzimeve, pa rritur borxhin. Skenari aktual që ka miratuar qeveria për buxhetin 2012 dhe që po diskutohet në Kuvend, parasheh që të ardhurat tatimore të jenë të jenë 8 për qind më të larta se të ardhurat e pritshme të këtij viti. Mirëpo duke marrë në konsideratë që të ardhurat e këtij viti janë rritur shumë pak në krahasim se pritshmëritë, parashikimi 8 për qind është vlerësuar dje shumë optimist dhe i parealizueshëm dhe nga shefi i misionit të FMN-së, Gerwin Bell. Ministria e Financave ka deklaruar se parashikimet makroekonomike për vitin 2012 janë në linjë më parashikimet afatmesme me një horizont trevjeçar, të përcaktuara në kuadrin makroekonomik e fiskal afatmesëm 2012 – 2014 të qeverisë. “Parashikimi i treguesve makroekonomikë afatmesëm dhe i tёrёsisё sё elementeve pёrbёrёse tё kuadrit makroekonomik e fiskal ёshtё bazuar nё teknikat analitike tё programimit financiar, si dhe në modelin makro-ekonometrik të ngritur së fundmi në Ministrinë e Financave” bëhet e ditur në dokumentin e Financave. Sipas të njëjtave burime pёr kёtё qёllim janë ndërtuar disa skenarё tё mundshёm tё ecurisё makroekonomike tё vendit, rezultatet e tё cilёve i janë nënshtruar njё analize krahasuese tё hollësishme pёr tё arritur nё skenarin bazё makroekonomik, i cili është marrë në konsideratë për vitin 2012. Skenari bazё i kuadrit makroekonomik bazohet nё linjën aktuale tё politikave makroekonomike, nё linjën aktuale tё politikave e reformave ekonomiko-strukturore qeveritare, si dhe nё sjelljen e nё një set supozimesh bazë brenda kontureve tё ambientit tё brendshëm e tё jashtёm makroekonomik. Ministria e Financave thotë se, nё kryerjen e këtyre parashikimeve janë përdorur njё set i gjerё tё dhënash statistikore makroekonomike tё publikuara prej institucioneve si, INSTAT, Banka e Shqipёrisё, Ministria e Financave, Fondi Monetar Ndёrkombёtar, Eurostat, Banka Qendrore Evropiane, etj. Kёto statistika janë kryesisht nё formёn e serive kohore me frekuencё vjetore, tremujore e mujore dhe kohëzgjatja e tyre e marrё nё konsideratё pёr ndërtimin e kёtij kuadri ёshtё pёrgjithёsisht qё prej vitit 1996. Më sqarojnë Financave, pasi ndiqen tё gjitha etapat metodologjike tё parashikimit, testimit, analizat krahasuese, statike, dinamike, e pasi kryhen njё sërё testesh skenari bazё i përftuar synon tё paraqesё projeksionet makroekonomike pёrgjithёsisht mё tё mundshme, si dhe maksimalisht konsistente nё aspektin e njё ekonomie tё plotё e integrale. Objektivat themelore janë mbajtja e normës sё inflacionit rreth nivelit 3 pёr qind dhe brenda fashës së tolerancës 2% – 4%, mbajtja e deficitit fiskal ne nivelin 3% të PBB dje mbajtja e borxhit publik poshtë nivelit 60% të PBB.