ERE lë në fuqi tarifat e energjisë për ujësjellësit

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/ Bordi i Entit Rregullator të Energjisë (ERE), miratoi të njëjtat tarifa energjie për ujësjellësit që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit edhe përgjatë vitit 2025.
Kompanitë e lidhura në tensionin 35 kV do të tarifohen me 9,33 lekë/kWh, ndërkohë që për shoqëritë që janë në tensionin 20, 10 dhe 6 kV, çmimi do të jetë 11,77 lekë/kWh.
Prej vitit 20233 ka nisur aplikimi i çmimeve preferenciale për shoqëritë e ujësjellës kanalizimeve, me qëllim garantimin në aspektin financiar të veprimtarisë së shoqërive të UK, përfshirë rikuperimin e borxhit. /j.p/