ERE: Çmimi i energjisë nuk do ndryshojë, pavarësisht situatës
TIRANE - Çmimi i energjisë elektrike nuk do të ndryshojë për tre vjet, pavarësisht situatës së rëndë energjitike në vend. Kjo ëshë deklaruar nga kreu i ERE-s, Sokol Ramadani në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, ku prezantoi raportin vjetor të institucionit që drejton.
Sipas Ramadanit, mund të ketë ndryshim të çmimit të energjisë vetëm për operatorët, por qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë energjinë me çmimin aktual edhe gjatë 3 viteve të ardhshme.
Deputetët e PS-së u larguan nga mbledhja e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, pasi e konsideruan raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë, si joreal.
Sipas deputetëve socialistë, ERE është një institucion që ka kaluar në varësi të qeverisë. Për deputetin Eduard Shalsi, raporti i prezantuar nga nje institucion ‘demek i pavarur ka qenë vetëm një paradë suksesesh dhe arritjesh. Filozofi Staliniste”.
Opozita ka lëshuar kritika dhe akuza për situatën energjitike në vend, që sipas PS-së, është krejt ndryshe nga çfare dëshmon raporti i punës.
Ndërkohë, raporti vjetor i ERE-s është miratuar vetëm me votat e shumicës.
(er.nu/BalkanWeb)