PD-PS konsensus, krijohet kolegji administrativ në Gjykatën e Lartë
TIRANË- Komisioni i Ligjeve mori sot në shqyrtim projektligjin për “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe organizimin e drejtësisë administrative”.
Pas diskutimeve mësohet se është miratuar me konsensus dy propozimet e Partisë Socialiste, njëri prej të cilëve është krijimi i një kolegji administrativ pranë Gjykatës së Lartë, i cili do të shqyrtojë konfliktet e biznesit.
Komisioni i Ligjeve e ka marrë parasysh këtë propozim dhe ka vendosur ngritjen e këtij kolegji. Sipas këtij komisioni në përbërje të kolegjit administrativ, do jenë 5 anëtarë.
Po sot në këtë komision është votuar edhe një propozim tjetër i PS. Sipas të cilit trupat gjyqësore pranë gjykatave të shkallës së parë që do trajtojnë cështje të zakonshme do kenë në përbërje vetëm një anëtar. Kurse në rast trajtimi të kontratave të sipërmarrjes do ngrihen trupa gjyqësore me tre anëtarë
(ma.ar/BalkanWeb)