E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERE ndihmon CEZ, KESH do t’i shesë më lirë energjinë

Korporata elektroenergjitike do t`ia shesë energjinë më lirë CEZ-Shpërndarjes për të zbutur borxhin e KESH-it ndaj "CEZ. Në mbledhjen e bordit të komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë është vendosur që çmimi i energjisë për KESH-in të ulet nga 2.84 në 2.2 lekë për kWh.
 

Gjithsesi vendimi nuk ka lidhje me cmimin e energjisë që paguan konsumatori. Familjarët, që do të vazhdojnë të paguajnë me dy fasha deri në vitin 2014. Ata që konsumojnë deri në 300 kWh në muaj do të paguajnë 7.7 lekë për kW dhe 13.5 lekë për familjarët që e kalojnë këtë limit.
 

Elezi tha gjithashtu se, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do të mbajë riskun për furnizimin me energji edhe në periudha të vështira për prodhimin e saj.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›