Banka Qendrore Europiane supervizore e Eurozones
Banka Qëndrore Europiane do të ketë rolin e supervizoirt bankar të Eurozonës. Kështu ka deklaruar kreu i saj Mario Draghi në kuadër të ditës së dytë të samitit të Brukselit. Sipas presidetit të Eurotoëer, KE do të prezantojë një kërkesë në bazë të nenit 136 paragrafi 6d për krijimin e një mekanizmi kontrolli unik brenda të cilës BQE do të marrë rolin e supervizores për Eurozonën.
Ndërsa kancelarja gjermane Merkel ka shpjeguar se plani i ndihmës për shpëtimin e shteteve europiane të Traktatit të BE për Spanjën dhe Italinë do t’i nënshtrohen monitorimit të Trojkës, komisionit të teknicienëve të KE, BQE dhe FMN. Mbi marrëveshjen e arritur në natën e parë të samitit do të nisë një kërkesë formale ndihme nga ana e vendeve përfituese. Më tej Merkel ka sqaruar se mbi vendin që do të përcaktohet një raport nga KE do të ketë një memorandum dhe më tej do të arrijë kontrolli nga ana e trojkës. Kjo do të jetë e vlefshme si për Spanjën ashtu edhe Italinë të cilat duhet t’i presin këto programe ka thënë Merkel.
Përsa i takon vendimit të natës së parë të samitit Mario Draghi është shprehur i kënaqur mbi rezultatet e liderëve të BE për vendimin mbi lejimin e rikapitalizimit të drejtpërdrejtë të bankave por ai ka shtuar se ndihmat e ardhshme duhet të jenë të lidhura me kushte strikte.
"Sigurisht që të dyja këto gjëra duhet të shoqërohen me kushtëzim të fortë ndryshe ata nuk mund të jenë të besueshme dhe nuk do të arrijnë rezultatet për të cilat ato janë duke u krijuar. Pra, të dyja këto rezultate duhet të shoqërohet me kushtëzime të rrepta”, u shpreh Draghi. Liderët e BE u mblodhën një ditë më parë dhe në orët e vona të së enjtes vendosën për një marrëeshje e cila do tu mundësojë bankave europiane që kërkojnë marrjen e fondeve emergjente direkte pa qenë nevoja të respektojnë kushte të tjera të vështira. Marrëveshja do të lejojë vendet e Eurozonës të përdorin fondet e shpëtimit të monedhës euro për të reduktuar kostot financiare të vendeve në vështirësi. Ndërkohë dita e dytë e takimit të liderëve europianë në Bruksel vijon me të tjera tema në tryezën e bisedimeve siç është kriza në Siri dhe hyrja e Malit të Zi në BE.