Rishikimi i buxhetit pas bilancit të qershorit

Sipas burimeve nga kjo ministri, ecuria pozitive në mbledhjen e të ardhurave në dy muajt e fundit i bën optimiste për të mos kalkuluar shifra shkurtimesh, duke e shtyrë këtë procedurë për një tjetër moment, ende të papërcaktuar.
Burimet u shprehën optimistë se zëra të rëndësishëm, siç janë investimet publike, nuk do të cenohen nga shkurtimet në mes të këtij viti. Sipas tyre, ka disa skenarë, por ai përfundimtar do të vendoset nga ecuria e të ardhurave të muajit qershor.
Ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi pak ditë më parë se qeveria do të rishikojë buxhetin e shtetit për vitin 2012. "Do të rishikojmë zhvillimet e 6-mujorit të parë dhe perspektivën për 6-mujorin e dytë në një kontekst konkret faktik. Do të vijojmë të rishikojmë kuadrin tonë makroekonomik, objektivat për vitin 2012 në përputhje me zhvillimet globale rajonale dhe për më tepër edhe zhvillimet konkrete në ekonominë shqiptare", tha Bode.
Sipas Bodes, të ardhurat konkrete kanë rezultuar me një rritje pozitive ndryshe nga ekonomitë e rajonit tonë. "Dihet që viti 2012 është një vit i vështirë për shkak të zhvillimeve në eurozonë dhe impaktit që ka kriza e eurozonës në vendet e rajonit tonë. Zhvillimet në ekonomitë e Greqisë, Italisë, por edhe më gjerë sigurisht nuk do të kalojnë pa lënë gjurmë edhe në ekonomitë e rajonit, dhe atë tonën", deklaroi Bode. Sipas kreut të Financave, është pozitive pasi për periudhën katër mujore kemi një rritje pozitive të të ardhurave të buxhetit të shtetit, por nënvizoi Bode, jo në përputhje me objektivat tanë me një diferencë prej 3-4 % dhe kjo na bën që të jemi të kujdesshëm në programimin për 6-mujorin e dytë të vitit që vjen./Start/
2012-06-29 12:13