Bonot e thesarit, MF: Mund të investojnë shqiptarët

Ministria e Financave nis fushatën e e informimit të qytetarëve për mënyrën e investimit të parave në instrumenta qeveritarë . Zëvendës.minsitri i Financave, Nezir Haldeda, sqaron se bëhet fjalë për investime që mund të bëhen nga çdo individ apo kompani, duke blerë kundrejt parave obligacione qeveritare.
Sipas zv.Ministrit kjo mënyrë investimi në obligacione qeveritare ka nisur aktualisht me synimin e përfshirjes së emigrantëve, duke qenë se jemi në sezon turistik. Investimi në obligacionet shtetërore është pjesë e strategjisë së Ministrisë së Financave për menaxhimin e borxheve.
Emigrantët që vijnë në Shqipëri, për turizëm apo arsye të tjera, tashmë kanë një mundësi të re investimi, të sigurtë dhe fitimprurëse. Ministria e Financave ka parashikuar që në dy muajt e ardhshëm të organizojë dy ankande për bono thesari në euro, duke synuar kryesisht përfshirjen e emigrantëve.