ERE raporton në komision, opozita braktis mbledhjen

Deputetët e Partisë Socialiste braktisin mbledhjen e komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në kohën kur Enti Rregullator i Energjisë ka raportuar për punën e këtij institucioni gjatë vitit 2011.
Sipas deputetëve të opozitës raporti i ERE-s nuk është pasqyrim i realitetit por është i deformuar ndërsa kanë shtuar se situata energjitike në vend është mjaft negative.
Gjatë raportimit në komisionin përfaqësuesi i ERE-s ka theksuar se niveli i arkëtimeve gjatë vitit 2011 ka qënë 70.58 përqind, marrë kjo edhe nga faturat e prapambetura ndërsa humbjet në rrjet janë 37.58 përqind.