Inspektimi, MD: Procedim disiplinor 8 gjyqtarëve
TIRANE- Tete kerkesa per procedim disiplinor ndaj 8 gjyqtareve të cilët ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë, Durrës, Vlorë, Korçë, Elbasan, Kavajë dhe Kukës.
Depozitimi eshte bere nga Ministria e Drejtësisë, prane Këshillit të Lartë të Drejtësisë per procedurat perkatese sipas ligjit.
Sipas kerkesave te paraqitura, llojet e masave disiplinore të kërkuara nga Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi variojnë nga masa “vërejtje” deri tek “shkarkimi nga detyra”.
Mesohet se procedimet disiplinore bazohen në gjetjet e inspektimeve të zhvilluara si nga Inspektoratet e kësaj ministrie ashtu dhe nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.