E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Drejtësisë, procedim disiplinor për 8 gjyqtarë

Foto arkiv

Ministria e Drejtësisë kërkon procedimin disiplinor të 8 gjyqtarëve.

Kërkesa për procedimin disiplinor të 8 gjyqtarëve që aktualisht ushtrojnë detyrën e tyre në Tiranë, Durrës, Korçë, Vlorë, Elbasan, Kavajë dhe Kukës është depozituar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe bazohet në inspektimet e zhvilluara  nga Inspektoratet e Ministrisë se Drejtësisë dhe KLD-së.

Llojet e masave disiplinore të kërkuara nga Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, variojnë nga masa vërejtje deri tek shkarkimi nga detyra. / G.N.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›