E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali,arrestime për bastet.Në akuzë dhe shqiptari

Policia italiane ka ndermarre nje aksion, finalizuar me arrestimin e disa personave të përfshirë në bastet e futbollit, mes tyre edhe një lojtar të Seria A, Andrea Masiello. Mes bashkëpunëtorëve të futbollistëve figuron edhe një shqiptar, Armand Caca. Merret vesh se shqiptari në fjalë është student në një universitet të Barit dhe ka shoqëri të afërt me Andrea Masiello.

Për të gjithë të hetuarit dyshohet se kanë kryer mashtrim në garat sportive. Ende mbahet konfidencialiteti i rreptë për detajet e transaksioneve të bëra nga pesonat e implikuar, megjithatë, në mesin e të arrestuarve janë edhe nëntë ish-lojtarë të Barit, të përfshirë në kombinime të dyshimta të nëntë ndeshjeve në sezonin e fundit të Seria A. Në mesin e ndeshjeve të fiksuara përfshihet edhe derbi Bari-Leçe (përfundoi 0-2).

Të arrestuarit janë në paraburgim, ndërsa janë njohur me akuzat e ngritura ndaj tyre prej prokurorit Antonio Laudati dhe zëvendësuesit të tij,  Angelillis Cyrus. Ish-mbrojtësi i Barit, Andrea Masiello, tani pjesë e Atalantës në Seria A, ka përfunduar gjithashtu në pranga.

Përveç Masiellos, u arrestuan edhe dy shokët e tij, John Jakobit dhe Fabio Carella, të cilët konsiderohen bashkëpunëtorë të futbollistit në kombinimin e disa prej ndeshjeve të luajtura nga Bari në sezonin e kaluar të Serie A.

Nëntë lojtarët e përfshirë në këtë skandal , që gjenden tashmë nën akuzë, përveç Andrea Masiello, janë edhe Daniele Portanova (mbrojtës i Bolonjës), Alessandro Parisi (mbrojtës i Torinos), Simone Bentivoglio, Marco Rossi, Abdelkader Ghezzal, Mark Edwards, Bellavista dhe Antonio Nicola Belmonte. Nëntë ndeshjet e dyshuara për trukim janë të gjitha të Seria A, bëhet fjalë për sezonin 2010-2011, veçanërisht Bari-Lece, Palermo-Bari, Bolonja-Bari, Bari-Sampdoria dhe Bari-Kievo.Ka dyshime edhe për sfidën Udineze-Bari, luajtur në maj të vitit 2010.  (PANORAMA SPORT)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›