E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend, sot votohet për kreun e KLSH-së dhe Avokatin e Popullit

Kuvendi i Shqipërisë

Në seancën e sotme në Kuvend pritet të kalohen për miratim dy kandidatura për plotësimin e dy vendeve vakante në institucionet e shtetit. Bëhet fjalë për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Avokatin e Popullit. Për kreun e KLSH-së presidenti Bamir Topi ka dekretuar emrin e Bujar Leskajn, i cili gjithashtu ka marrë miratimin e mazhorancës në komisione. Votimi i tij pritet me interes pasi brenda PD-së ka deputetë të cilët nuk e mbështetin këtë kandidaturë.

Ndërsa për Avokatin e Popullit, Partia Socialiste ende nuk ka bërë të ditur emrin e përzgjedhur prej saj, të cilin do tia propozojë Kuvendit për miratim. Një gjë të tilë ajo pritet ta bëjë sot në mesditë mbetet vetëm deklarimi i emrit pasi procedura e përzgjedhjes ka përfunduar. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojiten 84 vota, por kjo pritet të arrihen pa problem pasi emërimi është pjesë e marrëveshjes PD-PS.

Gjithashtu gjatë seancës së sotme do të kaloi për miratim projektligj Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë Albpetrol sh.a. Patos.

Po ashtu është parashikuar edhe interpelancë me Ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, interpelancë e cila është thirrur nga Arta Dade.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›