ETA formon delegacion për bisedime me Francën dhe Spanjën

Organizata separatiste baske, ETA, ka kumtuar se ka formuar një delegacion për biseda të drejtpërdrejta mes qeveritë e Spanjës dhe të Francës, ka njoftuar kjo organizatë.
“Organizatat ndërkombëtare dhe të gjitha institucionet e Evropës kanë për obligim që të promovojnë dhe të përkrahin procesin, i cili do të rezultojë me zgjidhjen përfundimtare të konfliktit në zemër të Evropës”, thuhet në kumtesën e ETA-s.
ETA më 20 tetor të vitit të kaluar njoftoi se i dha fund luftës së vet të armatosur, për krijimin e shtetit të pavarur të Baskisë, territori i të cilit rajon shtrihet në Spanjë dhe Francë.
Gjatë katër dekadave të veprimit të saj, si pasojë e sulmeve të ETA-s janë vrarë më shumë se 800 persona.