E Shtunë, 31 Tetor 2026

ETA heq dore nga lufta separatiste

Grupi separatist bask ETA ka shpallur armëpushim të përhershëm në luftën e saj për shkëputje nga Spanja. me anë të një videodeklarate, grupi shprehet se angazhimi i tyre për të hequr dorë nga konflikti i armatosur do të jetë ndërkombëtarisht i verifikueshëm. Fushata e ETA-s për pavarësimin e rajoni bask ka marrë deri tani jetën e 800 personave që nga viti 1968. Angazhimi i saj i fundit për armëpushim ndodhi shtatorin e kaluar, dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë sulm me firmën e saj, edhe pse Qeveria spanjolle ishte mosbesuese. Madje, edhe për deklaratën e fundit, ministri i Brendshëm spanjoll ka kërkuar pak kohë për të bërë komente.

Sikundër në deklarimet e mëparshme të ETA-s, në video duken tre militantë të mbuluar me kapucë të bardhë duke deklaruar se është koha të veprohet me përgjegjësi historike. Deklarata vazhdon se ky përbën afirmimin më serioz të ETAs drejt një procesi për arritjen e zgjidhjes dhe dhënies fund konfrontimeve të armatosura. Gjithsesi, eta do të vazhdojë punën e palodhur për një situatë vërtetë demokratike në vendin bask. Deklarata nuk përmban një angazhim për carmatosje, që ka qenë kusht i qeverisë, por korrespondentja e BBC-së në Madrid thotë se angazhimi për një paqe të verifikueshme, mund të jetë tregues edhe për dorëzimin e armëve.

Juli Prifti Azhornuar së fundi ( e hënë , 10 janar 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›