E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhe CEZ rrezikon banoret. Kabinat elektrike te pasigurta

Rrjeti shpërndarës i energjisë elektrike në rrethin e Lezhës është tejet i amortizuar duke sjellë mjaft probleme në furnizimin me energji elektrike, por edhe ne defekte të cilat shkojnë nga djegiet e pajisjeve elektro- shtëpiake si pasojë e luhatjeve të tensionit e deri në djegien e shtëpive të shoqëruarara këto në disa raste edhe me viktima.

Në fshatin ishull Lezhë kabina elektrike e rrënuar e me shenja zjarri nuk kryen aspak funksionin e saj, por shërben si një vend për njoftimet e CEZ në rast problemesh me energjinë.

Në këtë gjendje, e ndodhur në mes të bllokut të banimit dhe në anë të rrugës kryesore, kjo kabinë përbën një rrezik serioz për banesat përreth kryesisht për fëmijët, pasi jo shumë metra më larg ndodhet edhe shkolla e fshatit.

Në të njëjtën gjendje janë thuajse të gjitha kabinat elektrike të fshatrave të Lezhës.

Lindita Kokaj   
Azhornuar së fundi ( e martë , 11 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›