E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan qytetaret firmosin peticionin kunder Dick Marty

Qindra qytetarë në Elbasan kanë firmosuar peticionin kundër raportit të Dick Marty.Kryetari i partisë për drejtësi dhe unitet  për Elbasanin Ilirjan Sadiku ka vlerësuar sensibilizimin e qytetarëve duke shtuar se raporti i Dik Martin është i pabazë i cili dhe kërkon të nxijë të gjithë arritjen e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, si edhe të gjithë kombin tonë.

“Dua të falenderoj gjithë pjesëmarrjen dhe ndjeshmërinë e këtij kombi në rastin e një raporti të pabazë, një raporti që do të nxijë të gjithë arritjen e luftës çlirimtare të Kosovës, kombin tonë. Kjo luftë ishte aq e drejtë, aq fisnike, sa një njeri i vogël, i paguar aq pak nuk mund ta nxijë dot” tha Ilirjan Sadiku, kryetar i PDU në Elbasan.

Interesimi i qytetarëve për të firmosur ka qenë i madh pasi e vlerësojnë raportin si një padrejtësi jo vetëm ndaj kosovës por edhe gjithë kombit shqiptar.

Të gjitha firmat e mbledhura do të depozitohen pranë Këshillit të Europës ku edhe do të trajtohet problemi i marrjes në shqyrtim të raportit të dik marti për trafikimin e organeve nga krerët e UÇK-së gjatë luftës në Kosovë.

Besim Dybeli        

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›