EU-LEX PER LIGJIN DHE JO MBI LIGJIN
Sikurse dihet gjerësisht, EU-LEX-i është misioni policor dhe gjyqësor i Bashkimit Europian (BE) për mbështetjen e shtetit ligjor në Kosovë. Statusi i tij dhe veprimtaria e deritanishme e tij ka treguar se EU-LEX-i po e dëmton forcimin e shtetit ligjor në Kosovë.
EU-LEX-i ka status të veçantë në Kosovë, të dallueshëm nga të gjitha institucionet e Kosovës. Së pari, ai është një është mision i një njësie që nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. BE nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, sepse pesë anëtarë të tij nuk e kanë pranuar statusin e ri të Kosovës. Megjithatë, EU-LEX-i vepron brenda Kosovës. Ai vepron në bazë të Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila, po ju kujtojmë se e konsideronte Kosovën si pjesë të Serbisë. Ndërkohë shpallja e pavarësisë e ka kapërcyer statusin që i njihte Kosovës rezoluta në fjalë. Por jo për EU-LEX-in, i cili nuk i njeh organet kushtetuese të Kosovës që nuk parashikoheshin nga Rezoluta 1244 dhe nga UNMIK-u. Shteti ligjor e njeh qytetarin për subjekt dhe objekt të ligjit. EU-LEX-i ia mohon qytetarëve të Kosovës qenien subjekt të ligjit. Në kohën kur EU-LEX-i ndalon dhe dënon qytetarët e Kosovës në emër të ligjit, ai vetë nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës, ligjin themeltar të republikës! Në këtë kuptim, EU-LEX-i qëndron jashtë, apo mbi Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që është ligji më i epërm i shtetit.
EU-LEX-i e pranon Republikën e Serbisë si njësi ligjvënëse në Kosovë. Sepse Rezoluta 1244 e njihte sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, sovranitet i cili ishte pezulluar në atë kohë, por që nuk ishte shpallur i pavlefshëm. Pavarësimi i Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, mirëpo EU-LEX-i vazhdon ta respektojë atë. Kjo është arsyeja pse EU-LEX-i për punën e tij nuk ka nevojë domosdoshmërisht për miratimin e institucioneve kushtetuese të Kosovës, por ka nevojë për atë të Serbisë. EU-LEX-i le të deklarojë sa të dojë se është i paanshëm ndaj statusit të Kosovës, ai realisht është i anshëm, për nga pozicioni i Serbisë. Duke qenë se EU-LEX-i është i ndjeshëm ndaj presioneve të Serbisë, sepse këtë ia kërkon statusi i tij, atëherë ai është i ndjeshëm ndaj strukturave paralele serbe në Kosovë, që njohin sovranitetin serb. Këto struktura dhe EU-LEX-i veprojnë të dyja në përmbushje të Rezolutës 1244, sepse EU-LEX-i e respekton sovranitetin potencial të Serbisë mbi Kosovën, kurse strukturat paralele serbe kërkojnë ta realizojnë në praktikë sovranitetin serb mbi Kosovën.
Kjo ka sjellë etnizimin e zbatimit të ligjit në Kosovë. Kohët e fundit EU-LEX-i dhe strukturat vendore që bashkëpunojnë me të kanë nisur një represion mbi veprimtarët e Lëvizjes Vetëvendosje! Shkak është bërë përmbysja dhe dëmtimi i disa automjeteve të EU-LEX-it nga veprimtarët e Vetëvendosje!-s në kuadrin e protestës kundër nënshkrimit të marrëveshjes së fundit Serbi-EU-LEX. Me të drejtë, Lëvizja Vetëvendosje! dhe organizata të tjera po ngrenë zërin kundër cenimit të statusit të pavarur të Kosovës nga nënshkrimi i marrëveshjes. Mënyra e protestës së Lëvizjes Vetëvendosje! ishte simbolike dhe dëmet që veprimtarët e saj akuzohen se i kanë shkaktuar pasurisë së EU-LEX janë të pallogaritshme po të krahasohen me dëmtimin e statusit të pavarësisë dhe sovranitetit që shkakton bashkëpunimi EU-LEX - Serbi për zbatimin e ligjit në Kosovë.
Forcimi i shtetit ligjor në Kosovë duhet përkrahur, por nuk mund të pranohet që nën maskën e shtetit ligjor, të përndiqen ata që mendojnë ndryshe. Vendimet për shtyrjen e afatit të paraburgimit të veprimtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje! të arrestuar për ngjarjen në fjalë nuk mund të justifikohen ligjërisht dhe janë të papajtueshme me të drejtat e qytetarëve për një gjykim të shpejtë dhe të drejtë. Në kohën kur pritej që të mbaronte odiseja e paraburgimit për veprimtarët e arrestuar më 25 gusht 2009, para ca ditësh ndalohet edhe Xhelal Sveçla, veprimtar i Lëvizjes Vetëvendosje!, për pjesëmarrje në të njëjtën ngjarje, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të ndaluarve në 22. Ndalimi i Sveçlës u bë menjëherë pas organizimit të konferencës për shtyp e familjeve të Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, që kërkojnë drejtësi për vrasjen e këtyre të rinjve nga policia e UNMIK-ut më 10 shkurt 2007. Këto veprime të bëjnë të mendosh se EU-LEX-i po vepron për llogari të UNMIK-ut, i cili është palë e akuzuar në procesin e vrasjeve të 10 shkurtit 2007.
Në të njëjtën ditë kur protestuesit e Vetëvendosjes! u arrestuan për dëmtimin e makinave të EU-LEX-it, në veri të Kosovës grupe serbe plagosën me armë zjarri banorët shqiptarë të atjeshëm që po rindërtonin shtëpitë e djegura gjatë luftës. Asnjë sulmues i vetëm nuk është kapur gjer më sot, megjithëse veprimet e serbëve në këtë pjesë të vendit kanë dëmtuar rëndë dhe në mënyrë të vazhdueshme sigurinë e qytetarëve, si edhe pronën private dhe publike. Sa herë që strukturat shtetërore të Kosovës janë përpjekur të shtrijnë veprimtarinë e tyre në Veriun e vendit, gjë që ka shkaktuar reagimin e strukturave paralele, EU-LEX-i është vendosur ndërmjet, por realisht duke bllokuar veprimin shtetëror të Kosovës dhe duke lejuar atë të strukturave paralele. Kjo ndodh, sepse, siç e shpjeguam më lart, strukturat paralele mund ta justifikojnë ekzistencën e tyre duke iu referuar Rezolutës 1244 dhe nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa EU-LEX në parim e respekton të drejtën e tyre për të mos iu bindur strukturave shtetërore të Kosovës që nuk burojnë nga kjo rezolutë.
Qytetarët e Kosovës presin drejtësi të paanshme nga EU-LEX-i. Ata janë ngopur nga "drejtësia" e anshme që favorizon një etni apo grup të caktuar nga të tjerët. BE, së bashku me EU-LEX-in, duhet të punojnë që ta fitojnë realisht pranimin dhe besimin e qytetarëve të Kosovës. EU-LEX nuk duhet të veprojë si një polici koloniale, sepse kujtimet e kohës së Millosheviçit janë akoma të freskëta në Kosovë. Problemet zgjidhen që nga rrënjët, prandaj baza ligjore e EU-LEX-it duhet të ndryshohet. EU-LEX duhet të veprojë si një mision ndihmës i atashuar pranë organeve të zbatimit të ligjit në Kosovë. "Paanshmëria" e tij ndaj pavarësisë së Kosovës vazhdimisht do të prodhojë tensione midis EU-LEX-it dhe institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës. Të 22 vendet anëtare të BE që e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran nuk duhet të lejojnë që emri dhe prestigji i tyre, si dhe ai i BE të rrezikohen në Kosovë. Në këtë fazë të konsolidimit të saj, pas miratimit të Traktatit të Lisbonës, BE nuk duhet të pranojë që të ketë dominione të vetat, sikur perandoritë europiane dikur, por vetëm shtete anëtarë në gjirin e vet dhe partnerë sovranë, që do të jenë anëtarë të ardhshëm, në periferinë e saj.