E Diel, 1 Nëntor 2026

Grossruck: Zgjedhjet ishin një sukses

Zëvendëspresidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Volfgang Grossruck, ka vlerësuar zgjedhjet e 28 qershorit. "Shqipëria arriti suksese në zgjedhje, Shqipëria po arrin sukses në rrugën e demokracisë", u shpreh Grossruck, i cili ishte edhe kryesuesi i delegacionit të OSBE-së për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Ai ka falënderuar bashkëpunimin e qeverisë dhe autoritetet shqiptare në këto zgjedhje. Po kështu, Grossruck ka falënderuar për bashkëpunimin edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Ministrinë e Brendshme për ditën e zgjedhjeve. Grossruck kryesoi delegacionin e OSBE-së që monitoroi zgjedhjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›