E Shtunë, 31 Tetor 2026

EU-MIK

Cka na ishte UNMIK-u? Zannieri dje deklaroi se misioni qe ai e kryeson do te mbetet edhe me tej ne Kosove. Kjo eshte e kuptueshme dhe askush nuk brengoset per kete perderisa UNMIK'u sot eshte vetem hija e fuqise qe kishte me pare, kur luante rolin e sovranit dhe ishte vet pushteti ekzekutiv. Tani, Zannieri ankohet qe Qeveria e Kosoves e injoron gati teresisht, pos Ministrit te Jashtem, i cili e ka per detyre te konsultohet me te rreth mbledhjeve te Keshillit te Sigurimit qe e kane ne rend te dites shqyrtimin e zhvillimeve ne Kosove. Shumica e peshes qe e kishte me heret UNMIK-u, tani ka kaluar te EULEX'i. Qeveria e Kosoves nuk mund ta anashkaloje EULEX-in edhe pse per here te pare pas shume kohesh eshte sfiduar qe ta beje kete, duke i treguar dhembet prej qumeshti te sovranit qe tash numeron nje vjet e gjysme te pavaresise ende te njome dhe te mbikeqyrur. Paketa e kompromisit nga fillimi i vitit te kaluar, e bazuar ne Planin e Ahtisaarit por me ca ndryshime qe perfshijne mu kete mbetje simbolike te UNMIK-ut dhe fillimin e EULEX-it me kapacitet te cunguar ne krahasim me ate qe e parashihte Ahtisaari, mundesoi qe Kosova te ece perpara nga pat pozicioni qe ishte krijuar ne Keshillin e Sigurimit per shkak te vetos se Rusise. Uashingtoni dhe shumica e shteteve anetare te BE-se njohen pavaresine e Kosoves, por nuk u arrit konsensusi i plote dhe kjo e kushtezoi edhe qendrimin e paqarte te EULEX-it ne Kosove: Cka mbikeqyre ky mision? A eshte EULEX-i mbikeqyres garantues i sovranitetit te Kosoves, se si po realizohet kundrejt Planit? Apo, ai i mbikeqyre vetem mungesat e sovranitetit, duke balancuar ndermjet aspiratave te Kosoves per sovranitet te plote dhe atyre te Serbise "sovrane" efektive ne disa pjese te Kosoves?

Perderisa EULEX-i qendronte pezull dhe pa iniciativa ne kufijte e tolerueshem te misionit qe po kerkonte veten, nuk kishte ndonje kundershtim te madh nga zyrtaret e Prishtines. Me shume probleme kishte Beogradi, per te cilin paraqiste problem edhe vete shtrirja e EULEX-it ne tere Kosoven, sepse kjo ne heshtje e perhapte planin e Ahtisaarit, te cilin Serbia edhe me tej e refuzon. Mirepo, problemet filluan kur EULEX nen presionin e Beogradit, u fut ne negociata per nenshkrimin e protokollit te bashkepunimit ne ceshtjet e sigurise, duke e perjashtuar Qeverine e Kosoves, ose duke luajtur rolin e UNMIK-ut, pa e marre per kete lejen paraprake ose pa e gjetur ndonje formule te kompromisit te avancuar me Prishtinen. Protokolli ndoshta edhe ka mbeshtetje ne dokumentet qe i ka aprovuar edhe Kosova, nese kjo marreveshje shikohet me syza praktike dhe si forme e terthorte e bashkepunimit mes Kosoves dhe Serbise si dy shtete sovrane qe ende nuk e kane njohur njera tjetren, ku EULEX-i paraqitet vetem si ndermjetes. Problemi me Protokollin qendron ne momentin i cili eshte zgjedhur qe ai te nxirret ne opinion. Kosova gjendet para zgjedhjeve lokale dhe koalicioni qeveritar eshte vene ne hall te madh te pajtohet me nje protokoll te tille qe cenon teper ndjeshem fuqine sovrane te Kosoves, per te cilin nuk eshte konsultuar. Keshtu si ndodhi, EULEX nxori ne pah dhe sforcoi deri ne maksimum dobesine kryesore te Qeverise se Hashim Thacit, mungesen e ingerencave te plota dhe faktin se pushteti i saj nuk shtrihet ne tere territorin e Kosoves, dhe se EULEX-i me Protokollin njefaredore legalizon sovranitetin e Serbise ne pjeset e Kosoves. Pakujdesia e EULEX-it qe tere procesin e negociatave ta beje pa e informuar Qeverine e Kosoves, e pastaj edhe presioni qe ajo te pajtohet me kete Protokoll nga pozita e nje diktati, nuk ka mundur te mos hase ne reagim te vendosur te Qeverise kunder Protokollit. Ne kushtet e politizimit, i zbardhur dhe i propaganduar fillimisht nga mediat e Serbise, Protokolli kercenoi seriozisht imazhin dhe reputacionin edhe ashtu te zbehur te koalicionit qeveritar ne Kosove te ne pjese e opinionit dhe te partite opozitare. Nese Thaci dhe Sejdiu do ta jepnin pelqimin per Protokollin tash para fushates zgjedhore, ky do te ishte nje minus teper i madh per ta ne fushate dhe ne vet zgjedhjet, dhe po keshtu edhe nje autogol i EULEX-it ne raport me shumicen ne Kosove. Strategjistet e EULEX-it dhe Brukseli zyrtar sikur kane hyre ne nje faze te pandjeshmerise totale ndaj gjendjes delikate ne Kosove per shkak te politikes se pritjes pa cak dhe pa afate. Ne sfondin e leshimeve te medha qe i behen Serbise, e fundit ishte ajo e heqjes te vizave nga 1 janari i vitit qe vjen, BE'ja rrezikon qe misioni i saj me i madh deri me tash te humbe kredibilitetin te shumica e popullsise se Kosoves, duke mos e fituar kete kredibilitet as te pakica qe gjithnje e me shume po privilegjohet dhe miklohet. Popullsia shumice e Kosoves, shqiptaret dhe minoritetet qe mbeshtesin pavaresine, prej kohesh dhe pa rezerve jane deklaruar dhe deklarohen pro integrimeve evropiane, dhe duket paradoksale qe EULEX-i, duke ndjekur politiken e UNMIK-ut, po ndjelle dicka qe i ngjane ftohjes, nese jo edhe armiqesimit, me Evropen. Eshte nje politike vertet miope dhe tejet burokratike e Brukselit kjo qe demonstron sot ne rajonin tone: te kete oferta dhe politike aktive ndaj Serbise dhe te mos kete oferta dhe politike aktive ndaj vendeve qe jane viktima te politikave te denuara dhe kriminele te po kesaj Serbie. Kjo i ngjane amnistimit arbitrar te krimit dhe rindeshkimit te viktimes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›