EULEX - Program te posacem per mbrojtjen e deshmitareve

Qeveria e Kosoves hartoi ligjin per mbrojtjen e deshmitareve mirepo qe ky ligj te hyje ne fuqi nevoiten edhe disa muaj kohe derisa parlamenti ta miratoje ate. Misioni evropian per sundimin e ligjit ne Kosove EULEX qysh ne filim te vendosjes ne Kosove ka nje njesit per mbrojtjen e deshmitareve por shume organizata nderkombetare qe merren me te drejtat e njeriut thone se ne Kosove deshmitaret kercenohen sidomos kur behet fjale per raste te profilit te larte. Zedhenesi i misionit EULEX Blerim Krasniqi thote per DW se ky mision megjithe kritikat ka besim ne programin e vet per mbrojtjen e deshmitareve.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Blerim Krasniqi zedhenesi i EULEX
EULEX beson ne aftesite profesionale per te mbrojtur deshmitaret
Ne kemi besim te plote ne programin tone per mbrojtjen e deshmitareve. EULEX-i ka nje njesit shume profesional per mbrojtjen e deshmitareve e qe bashkepunon me shtetet anetare te Bashkimit Evropian. Pervoja e deritanishme ka treguar qe EULEX-i eshte ne gjendje te merret me rastet delikate te nivelit te larte ku perfshihen deshmitaret e mbrojtur thote Blerim Krasniqi. Krasniqi theksoin se varesisht prej nevojes dhe shkalles se kompleksitetit te rasteve ky njesit edhe mund te zgjerohet.
Edhe policia e Kosoves ne kuader te drejtorise se pergjithshme tashme ka filluar punen per krijimin e njesise se vet policore per mbrojtjen e deshmitareve. Keshtu thote per programin tone zedhenesi i policise Baki Kelani.
Keta zyrtare policore qe tashme jane ne fazen fillestare te krijimit te ketij njesiti kane kryer edhe disa trajnime jashte vendit. Ne si polici e Kosoves i kushtojme rendesi te vecante ketij njesiti dhe pikerisht per kete arsye njesiti eshte i caktuar dhe i strukturuar ne stafin e drejtorit te pergjithshem per shkak te rendesise se ketij njesiti thote Baki Kelani. Njesia policore per mbrojtjen e deshmitareve mendohet te kete 80 deri 100 pjesetare. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Feride Rushiti nga Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te Mbijetuarve te Tortures
Nderkombetaret te shqetesuar per kercenimet ndaj deshmitareve
Rastet e kercenimit te deshmitareve ne Kosove u permenden ne raportin e fundit te organizates Human Right Watch ku thuhej se rastet me te shpeshta te kercenimit te deshmitareve jane ato kur ne proces jane te perfshire sic thuhet figura te profilit te larte. Shqetesime persic thuhet joefiksitetin e mbrojtjes se deshmitareve ne Kosove u paraqiten ne raportin e raportuesit ne Keshillin e Evropes Dik Marti i cili tha se deshmitaret ne Kosove nuk jane te sigurte qe te japin deshmite e tyre dhe per kete ai beri fajtore organet kosovare te drejtesise perfshire ketu edhe misionin evropian EULEX. Sipas perfaqesuesve te Keshillit Gjyqesore te Kosoves legjislatura ekzistuese nuk ka siguruar nje baze te mjaftueshme per sigurine e deshmitareve vecanerisht per rastet e renda qe procedohen neper gjykata. Deshmitaret sipas tyre mund ta deshmojne te verteten ne raste te renda mirepo ne mungese te nje mbrojtje adekuate ata edhe mund te kene pasoja.
Mbrojtja e deshmitareve vleresohet si shume e nevojshme
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Polic i Eulex-it ne KosoveNderkohe Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te Mbijetuave te Tortures i vlereson programet per mbrojtjen e deshmitareve si shume te nevojshme. Ato duhet te perfshijne strehimin mireqenien fizike shendetesore e mentale nderrimin e identitetit e deri te largimi nga shteti nese eshte e nevojshme ne rast se paraqitet ndonje rrezikshmeri e larte. SipasFerdide Rushitit nga Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te Mbijetuarve te Tortures kur deshmitaret kercenohen ata nderrojne deshmite dhe per pasoje zbehin edhe natyren e krimit. Ajo thote se ligji per mbojtjen e deshmitareve ka shume rendesi lidhur me faktin se si i motivon deshmitaret per te bashkepunuar me institucionet gjyqesore pasi krimet e renda sidomos ato per krim te organizuar trafikim te qenieve njerezore apo korrupsion nuk mund te luftohen nese nuk ka nje mbrojtje adekuate te deshmitareve.
Autor Bekim Shehu
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi