Evropa Perendimore nen ethet e ernobilit dhe minimizimi i katastrofes nga komunistet

Eshte 28 prill pak para ores 2000 kur televizioni i RDGJ-se ish-Republika Demokratike e Gjermanise per here te pare informoi mbi fatkeqesine e Cernobilit. Lajmi ne Televizionin e RDGJ-se Sic njofton agjencia TASS ne centralin berthamor Cernobil ne Ukraine ka ndodhur nje havari. Nje nga reaktoret berthamore eshte demtuar. Jane marre masat per shmangien e pasojave te havarise. Te prekurve po u jepet ndihme.
Lajmi urgjent i agjencise se lajmeve te Moskes TASS eshte konfirmimi zyrtar i fjaleve qe ne mediat perendimore qarkullonin prej disa oresh e vetekuptohet qe ato ndiqeshin edhe nga gjermano-lindoret. Edhe ne ditet ne vazhdim gjermano-lindoret mesojne shume me teper prej televizionit perendimor e madje edhe prej shtypit sovjetik se sa nga mediet e vendit te tyre qe kontrolloheshin ne menyre te centralizuar kujton fizikanti Sebastian Pflugbeil Ne media fillimisht u dhane disa shifra e me pas shifrat as qe u zune me ne goje por jepeshin vetem deklaratat e zakonshme qetesuese te eksperteve te vullnetshem. Informacionet me interesante ne i kemi marre atehere nga gazeta Pravda. Per here te pare u be interesante per ne qe te lexonim gazeten Pravda.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Sebastian Pflugbeil fizikant President i Shoqates per Mbrojtjen nga Rrezatimi
Nen moton Atomi sovjetik eshte atom i mire shkencetaret ne RDGJ ua kalonin edhe kolegeve te tyre sovjetike sa i perket minimizimit te katastrofes. Kater dite pas fatkeqesise qe sic u be e ditur me vone shkaku ishte i nje kombinim fatal i mendjelehtesise dhe i sistemeve te dobeta te sigurise eksperti i njohur i fizikes berthamore ne RDGJ Karl Lanius shpjegonte ne radion e RDGJ-se Duke u nisur nga masat e sigurise qe ne i njohim nga pervoja personale ne komplekset sovjetike rezulton qe informacionet per sisteme te dobeta sigurie dhe gabim njerezor ne shkalle te gjere apo paaftesi jane vetem nje fushate e shemtuar cytese.
Te dhenat e matjeve te bera nga Enti Shteteror per Mbrojtjen nga Rezatimi mbaheshin sekret edhe per fizikantin Pflugbeil i cili per shkak te qendrimit te tij kritik ndaj energjise atomike ndodhej nen survejimin e sigurimit te shtetit. Faktikisht jane bere matje intensivisht dhe ne menyre shume me sistematike se ne Republiken Federale te Gjermanise. Por keto te dhena nuk beheshin publike. Qeveria p.sh. ishte ne dijeni per tejkalimin me njemije perqind te normes se jodit radioaktiv ne qumeshtin ne rajonin e Kotbusit prej nga furnizohej me qumesht ne pjesen me te madhe edhe Berlini. Por keto njoftime mbylleshin gjithmone ne menyre lakonike qe nuk eshte e nevojshme te informohet popullsia dhe te merren masa te caktuara.
Detaje qe nuk mund te harrohen dhe pasojat e mevonshme
Popullsia ne RDGJ u befasua nga oferta e papritur e frutave dhe zarzavateve me bollek neper dyqane nderkohe qe nga radioja perendimore mesoje se ishte ndaluar importi i ketyre prodhimeve nga Lindja. Shume qytetare ne RDGJ hoqen dore nga konsumi i frutave e zarzavateve dhe nuk u jepnin qumesht femijeve. Nga ana tjeter qytetaret perjetuan se si p.sh. sallata jeshile qe nuk shitej me furnizohej neper kuzhinat e shkollave dhe u servirej femijeve thote Sebastian Pflugbeil. Natyrisht qe kjo ishte nje histori e dhimbshme qe na indinjoi neve pamase. Ky eshte nje detaj qe nuk mund te harrohet.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Otto Zllner i vetmi nga tete punetoret qe i ka mbijetuar rrezatimit. Me 23.04.2001 ai viziton varrin e ish-drejtuesit te kombinatit te automjeteve Mhlhausen Klaus Neukirch njeri prej shtate viktimave. Ekipi i punetoreve kishte detyre te lante 100 kamione qe kishin qene me pare ne Ukraine dhe ishin prekur nga radioaktiviteti i ernobilit.
Mund te merret me mend thote fizikanti Pflugbeil qe politika e minimizimit sistematik te katastrofes se Cernobilit prej udheheqjes se RDGJ-se ka pasur dhe ka edhe pasoja te vonshme shendetesore. Por eshte e veshtire qe ato te vertetohen ne raste te vecanta. Revista Superillu ne mars 2011 shkruan per fatin e tete punetoreve te cilet ne vitin 1986 ne ndermarrjen popullore te automjeteve Muumlhlhausen lanin qindra kamione te rrezatuar duke mos qene te pajisur me veshjen mbrojtese prej rrezatimit. Shtate anetare te ekipit te pastrimit qe perbehej nga tete vete nderkohe kane vdekur nga kanceri perpara se te mbushnin moshen 60 vjecare.
Levizja e mjedisit ne RDGJ pas katastrofes se Cernobilit ndjeu konfirmimin e kritikes se saj ndaj ndertimit dhe venies ne funksionim te centraleve berthamore. Fizikanti Sebastian Pflugbeil ne vitin 1990 me hulumtimet e tij ka kontribuar ndjeshem qe pak para ribashkimit te Gjermanise te nxirrej nga funksionimi centrali berthamor i tipit sovjetik ne Grajfsvald.
Autor Bernd Graumlszligler / Vilma Filaj-Ballvora
Redaktoi Mimoza Cika-Kelmendi