E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasiliu BE kerkon te sigurohet rreth Serbise

Sipas ish-presidentit të Qipros, Iorgos Vasiliu negociatat e Bashkimit Evropian për anëtarësimin e Serbisë në Union do të nisin kur Prishtina dhe Beogradi të bien dakord rreth shumë cështjeve dhe kur Brukseli të jetë i sigurtë për arritjen e tyre.

Në një intervistë për agjencinë Tanjug, cituar nga Telegraf, Vasiliu ka thënë se ekziston nevoja të arrihet zgjidhje paqësore e konfliktit midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe se me këtë do të fillojnë negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE.

Ai beson se është e mundur që negociatat e Serbisë me BE-në të fillojnë edhe më parë nga c'parashikohet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›