EULEX, fletëarrest edhe për Fatmir Limaj

Policia e EULEX-it ka bërë gati një fletëarrest edhe për Fatmir Limajn, nën dyshimin për krime lufte të kryera në fshatin Kleçkë. Zyrtarisht, Misioni Evropian nuk i ka konfirmuar këto informacione. Gjatë ditës së mërkurë në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar disa persona të dyshuar për krime lufte.
“Sipas informacioneve të fundit, ekziston flet arrestimi edhe për Fatmir Limajn, ish-ministër i Transportit dhe aktualisht deputet e nënkryetar i PDK-së. Sipas fletarrestit, ai është i dyshuar për krime të luftës në Kleçkë”.
Gjatë luftës, Fatmir Limaj ka drejtuar Brigadën “Kumanova”. Nën dyshimet për krime lufte, ai ishte arrestuar vite më parë nga autoritetet e Tribunalit të Hagës, por ishte liruar si i pafajshëm.
Në disa rajone të Kosovës policia e EULEX-it ka arrestuar të mërkurën disa persona të dyshuar për krime lufte.